“Mission Impossible 7”, Tom Cruise do të rikthehet për xhirime në Venecia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tom Cruise është i vendosur: pasi iu desh të shtynte për një kohë të papërcaktuar xhirimet e “Mission Impossible 7” për shkak të situatës nga koronavirusi në Itali, tashmë ka marrë një vendim: do të rikthehet atje.

Legjenda e Hollivudit pritet të udhëtojë sapo të rinisin udhëtimet drejt Venecias, menjëherë sapo qeveria italiane të lejojë fluturimet.

Xhirimet ishin vendosur të nisnin në fund të muajit shkurt por në atë kohë, Italia nisi të përballet me pandeminë koronavirus, që deri më sot i ka marrë jetën më shumë se 30 mijë italianëve.

Një burim pranë aktorit tha: “Tom ka refuzuar çdo destinacion tjetër për të xhiruar filmin dhe dëshiron që miliona dollar të planifikuar si shpenzime për prodhimit e filmit, ti shpenzojë në vendin që është goditur më keq në Evropë nga pandemia, për ta ndihmuar sadopak në rimëkëmbje”.

Rihapja e parqeve, fabrikave e godina ja ka lehtësuar punën aktorit, i cili për pak ditë pritet të niset drejt Italisë. Kur pandemia shpërtheu në Itali, në fund të shkurtit, aktori ndodhej atje, për të zgjedhur vendet ku do të xhiroheshin disa nga skenat e filmit.

Pas rasteve të para zyrtare në Itali, ai u zhvendos me një avion privat drejt Britanisë së Madhe. Mes stafit të “Mission Impossible” dhe qeverisë italiane ka pasur disa mbledhje e kontakte dhe sipas tyre ideja për të xhiruar atje është ende me risk, pasi stafet e xhirimet bëjnë bashkë shumë njerëz, dhe kjo në Itali është ende e palejuar./l.m

Burimi: The Sun, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron kreun e ARRSH-së (Emri)

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante...

Ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para

Kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars. Akrepat lëvizin një orë para,...

“Në maj do mbërrijnë emigrantët e parë”/ Publikon detaje nga tenderi me vlerë 34 mln euro

Që nga 20 maji 2024, kampet në Shqipëri që do të përpunojnë kërkesat për azil të individëve të shpëtuar nga autoritetet italiane do të...

Skema e re për vitet e punës/ Vështirësitë e pagesave me bankën për pensionet

Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër. Por...

“Të bashkojmë forcat”/ Rama: Procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar që po mbahet këtë të enjte theksoi se procesi i integrimit në BE kërkon dije...

Lajme të tjera

Web TV