Kohët e fundit bëri të ditur se dëshiron të ketë një fëmijë me të dashur e saj, Sam Asghari. Dhe përmes Instagramit, këngëtarja Britney Spears tregoi se marrëdhënia e tyre në ditët e karantinës ka qenë perfekte.
Çifti shihet teksa stërvitet bashkë në kushtet e shtëpisë. Këngëtarja 38 vjeçare shfaqi trupin e tonifikuar teksa stërvitej me Sam, të dashurin 26 vjeçar, me ushtrime kardio por edhe boks.
Britney tha se është shumë e kënaqur me të dashurin Persian, fiziku i të cilit, edhe nga mosha, është marramendës.
Ushtrimet e çiftit nisin pikërisht me boks, përpara veglave të palestrës. Vetëm dy javë më parë, këngëtarja njoftoi se i kishte vënë gabimisht flakën palestrës së saj, pas një incidenti me 2 qirinj.
Tashmë artistja, nënë e 2 fëmijëve, thotë se është gati të nisë një jetë të re dhe një familje të re me Sam./l.m/
Burimi: Dailymail, Përshtati: Fjala.al