Brazili, numër rekord të vdekjeve nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brazili ka shënuar një numër rekord të vdekjeve nga koronavirusi, ku në një ditë të vetme janë shënuar me 881 vdekje të reja.

Brazili, vendi i Amerikës Latine më i goditur nga pandemia duket se po bëhet shpejt një “pikë e nxehtë” e re globale.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi i ri tani ka arritur në 12.400 në vend, me 177.589 raste të konfirmuara – 9,258 deri një ditë më parë.

“Sigurisht, rritja e rasteve (në Brazil) në ditët e fundit është një shqetësim”, ka thënë Marcos Espinal, kreu i departamentit të sëmundjeve ngjitëse në Organizatën e Shëndetit Pan Amerikan, në një konferencë në Uashington.  Madje ekspertët thonë se numri jo i madh i testeve nënkupton se numrat e vërtetë në Brazil janë ndoshta shumë më të larta.

“Brazili po teston vetëm njerëzit që përfundojnë në spital”, tha Domingo Alves, një nga autorët e një studimi të publikuar javën e kaluar që vlerësoi se numri i vërtetë i infeksioneve në vend ishte 15 herë më i lartë se shifra zyrtare.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV