Sot rreth një tryeze ndryshe nga hera e fundit! Grupi i Punës së Këshillit Politik po vijon punën për finalizimin e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.
Të gjithë pjesëmarrësit në takim janë pajisur me maska, doreza dhe higjienizues.
OSBE ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe mbarëvajtjen e takimit të sotëm.
Salla e mbledhjes lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19.
“Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet nga ana logjistike takimin e sotëm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve.
Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm. Prezenca ka mundësuar sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues”, deklaron OSBE.