Shfaqet për herë të parë në publik gruaja e “bosit” shqiptar të vrarë në Londër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debora Beqiri, bashkëshortja e shqiptarit të vrarë në Londër, Flamur Beqiri është shfaqur për herë pas ngjarjes tragjike.Beqiri ka hapur një llogari në Instagram pas 5 muajsh nga ngjarja e rëndë.  Në një nga postimet e saj, ajo shfaqet me cigare në gojë me një nga shoqet e saj. Shqiptari i Kosovës, i lindur në Ferizaj, por që jetonte prej disa kohësh në kryeqytetin britanik, punonte si producent i disa artistëve të njohur në Angli.

Lajmi i vrasjes

Sipas mediave britanike, ekzekutimi i 36-vjeçarit është i lidhur me disa vrasje në Suedi, ku Beqiri figuronte ne 2008-tën si njëri prej njerëzve më të kërkuar në vend.

Producenti i njohur me origjinë nga Kosova, Flamur Beqiri,  është vrarë në sy të gruas dhe fëmijës së tij. Ai u qëllua me 10 plumba mu në mes të Londrës.

Atentati mafioz ndodhi rreth orës 21.00 në Rrugën e Kishës Battersea në jug-perëndim të Londrës.

Fqinjët thanë se dëgjuan të shtëna me armë dhe të bërtiturat e një gruaje që qante dhe thërriste “në mënyrë të dëshpëruar” për ndihmë.

Një zëdhënës i Policisë tha se një vrasje e tillë në sy të familjes, e cila pa njeriun e afërt të vdiste në mënyrë kaq të tmerrshme, e ka lënë familjen e tij “të shkatërruar”.36-vjeçari, i cili kishte një grua dhe një fëmijë të vogël, u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes nga shërbimet e urgjencës.

Flamur Beqiri është vëllai i ish-yllit “Real Housewives Of Cheshire”, Misse Beqiri. Flamuri njihej me emrin e artit Alex, dhe ka në pronësi studion “20/20 Records”. 

Ai u martua me Debora Krasniqin në Cernobbo, në liqenin Como në tetor të vitit të kaluar. Ai është bashkëthemelues dhe partner i markës “20/20 Records” e cila ka zyra në Londër dhe Stokholm.

Lexo edhe :  U qëllua për vdekje në autostradën Fier- Vlorë, identifikohet viktima

Fqinja e tij Vittoria Amati, 60 vjeç, tha se kishte dëgjuar të paktën 10 të shtëna me armë.

Pastaj dëgjova ulërimat e gruas. Dola dhe kuptova se ishte një nga fqinjët e mi. Ai ishte shtrirë para derës së tij në një pishinë gjaku. Ai ishte akoma gjallë. Ne me të vërtetë shpresonim se ai do t’ia dilte. Ju nuk e keni idenë sa e dëshpëruar ishte gruaja e tij”, tha Amati.

Detektivi Jamie Stevenson tha: “Hetimi ynë është në fazat e hershme dhe ne jemi ende duke punuar për të vendosur se cili mund të jetë motivi që ka çuar vrasjen e një njeriu në mënyrë kaq të tmerrshme, në prag të Krishtlindjes, para familjes së tij.

Ata janë shkatërruar nga kjo ngjarje e tmerrshme dhe po mbështeten nga oficerë të specializuar. Ne e dimë se viktima po kthehej në shtëpi me gruan dhe fëmijën e tij pas një mbrëmje, kur ai u qëllua në oborrin e shtëpisë së tij”, tha oficeri i policisë i cili shtoi se vrasësi është arratisur në këmbë ne drejtim të “Battersea Road”.

Kjo është vrasja e 135-së në Londër përgjatë vitit 2019, duke shënuar numrin më të lartë të vrasjeve që prej vitit 2008.

Të fundit

Rama: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje për median ku ju ka kërkuar emigrantëve që të regjistrohen për të...

Mundësi të shkëlqyera për sukses…Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën dita premton të jetë pozitive, me Marsin që ju jep energji dhe vendosmëri. Në dashuri...

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin veriun me pjesën tjetër të...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Lajme të tjera

Web TV