Ja kush ishin dy themeluesit e vërtetë të Lidhjes së Prizrenit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Aurenc Bebja/ “Le Moniteur Universel” ka botuar, të premten e 13 gushtit 1880, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me themeluesit e vërtetë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Lidhja Shqiptare i detyrohet origjinës së saj dy burrave që zënë sot në kabinet (qeveri) dy postet më të rëndësishme. Abedin Pasha (Abedin pashë Dino ose  Abedin pashë Preveza), ministër i Punëve të Jashtme dhe Hysen Hysni Pasha, ministër i Luftës.

Një ambasador më tha së fundmi se kur pa këta dy burra vdekjeprurës të vinin në pushtet, ai ishte dëshpëruar për zgjidhjen paqësore të çështjeve në pritje dhe kishte filluar të frikësohej për ndërlikimet më të rënda.

Dyshimet e tij, pikëpamjet e tij u ushqyen nga marrëdhëniet e ngushta dhe të vazhdueshme të cilat kurrë nuk pushuan së ekzistuari mes pallatit perandorak dhe drejtuesve të Lidhjes, marrëdhënie që u mbajtën të fshehta sa më shumë që qe e mundur, por që nuk u shpëtuan asnjë diplomati largpamës.

Anëtarët e familjes së Abedin Pashës kanë qenë, që nga ardhja e këtij të fundit në pushtet, ndërmjetës të zgjedhur natyrshëm për të bërë të ditur qëllimet, për të kryer udhëzimet sekrete nga pallati tek drejtuesit e Lidhjes Shqiptare.

Babai i Abedin Pashës, lbrahim Aga, vëllai i tij Vesel beu, një vëlla tjetër, emri i të cilit më shpëton, kunati i tij Qazim Beu, u panë disa herë në anijet e Lloyd-it, duke shkuar nga Preveza në Stamboll dhe nga Stambolli në Prevezë.

Në këtë qytet jeton nëna e Abedin Pashës, shtëpia e të cilës është bërë vend takimi për pjesëtarët më të rëndësishëm në Epir dhe në Shqipërinë e Epërme të Lidhjes.

Lexo edhe :  ‘Bullafiqi do të vdesë!”, Doktori i Maradonës nën hetim, zbardhet biseda me kolegun: A ndihet pulsi i tij?

Kjo shqiptare patriote ka marrë më parë dhe me siguri akoma merr letrat dhe komunikimet, si nga pallati ashtu edhe nga Porta, të dërguara për pjesëtarët e Lidhjes. Pa dyshim që ajo i komenton dhe i shpërndan ato sipas udhëzimeve gojore që i vijnë prej Stambolli nga burri, djemtë ose dhëndri i saj.

Ky i fundit, Qazim Beu, është një puro shqiptar nga Gjirokastra, i cili ishte zëvendës i ministrit të policisë për disa vjet. Ky i fundit kurrë nuk pati ndoshta ndihmës më energjik, dhe pretendohet se brenda një dite, Qazimi i tmerrshëm bëri që të zhdukeshin rreth 200 fetarë (softas), të cilët kishin guxuar të protestonin me zë të lartë kundër ministrit të Luftës, Redif Pasha.

Të fundit

Italia vaksinon 1 milionë banorë, javën e ardhshme nis imunizimi i nën 55 vjeçarëve

Shtatë milionë italianë mund të vaksinohen plotësisht për koronavirusin deri në fund të marsit, nëse furnizimi me vaksina vijon...

Ylli argjentinas Belen Rodriguez në pritje të ëmbël

Prej javësh qarkullojnë informacione se ylli argjentinas Belen Rodriguez është shtatzënë. Por vetëm sot konfirmua më në fund. Edhe pse ajo vet apo partneri ende...

Me Covid-19, pa Covid-19, Kina marshon drejt Lojërat Olimpike Dimërore të 2022-shit

Duhet edhe një vit që të nisin Lojërat Olimpike Dimërore të Kinës. Vështirësitë e krijuara nga pandemia, ekzistojnë ende. Megjithatë punimet për ndërtimin e...

Greqia bëhet shteti i radhës evropian që e ndalon vaksinën e AstraZeneca tek personat mbi 65 vjeç

Greqia bëhet shteti i radhës evropian që limiton përdorimin e vaksinës së AstraZeneca tek një grupmoshë e caktuar njerëzish. Në vendin fqinj, kjo vaksinë nuk...

Sofia Richie shihet duke shkëmbyer puthje me një mashkull në bregdet

Modelja e njohur, Sofia Richie, tashmë është duke i shijuar pushimet luksoze në Miami Beach. 22-vjeçarja është fotografuar nga paparacit, derisa shihej e ulur në...

Lajme të tjera

Web TV