Kërcënohet me vdekje Agron Tufa/ “Kujt i thua komunist ti? Do të të bëj varrin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtari, publicisti dhe ish-drejtuesi i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa edhe pse ndodhet jashtë vendit në azil politik vijon të kërcënohet me vdekje.

Denoncimin e ka bërë vetë shkrimtari në profilin e tij në Facebook, teksa paraqet edhe mesazhet të kërcënimit ndaj tij.

Kërcënuesi i njohur me emrin Begzad Gashi paralajmëron Agron Tufën se nuk do të gjejë qetësi ‘deri sa t’i bëjë varrin”, pasi Gashi pretendon se është cilësuar si komunist dhe Udbash nga Agron Tufa.

Denoncimi i plotë: Enveristi nga Kosova Begzad Gashi, që hyri i paftuar në faqen e postimit tim në fb dhe derdhi një lumë ofendimesh provokuese dhe kërcënimesh poshtë denoncimit tim me dokumenta për kreun e SPAK, ish hetuesin e diktaturës Arben Kraja, e vazhdoi kërcënimin me vdekje përmes miqve të mi. Betimi i tij për t’u hakmarrë vetë dhe nëpërmjet 100 vëllezërve dhe kushërinjve, përbën një rast flagrant, se si strukturat kriminale të drejtësisë komuniste, që vijojnë të jenë në krye të drejtësisë së sotme, porosisin killera për të më mbyllur gojën edhe këtu në Europë, ku ndodhem me azil politik, sërish i kërcënuar.

Shpresoj që 100 vëllezërit e kushërinjtë e

Begzad Gashit, të mos jenë idiotë paranojakë si ai.

Përndryshe ju kujtoj, se Begzad Gashi, pretendon se është anëtar aktiv i PSD të Heidelbergut dhe anëtar LPK në Kosovë.

Në murin e tij gjendej një foto ikonë adhuruese e diktatorit Enver Hoxha me vlerësime superlative për të dhe një postim-hosana për SPAK-un dhe kreun e tij, Arben Kraja.

Këto kërcënime po ia dërgojmë partisë së tij në Heidelberg dhe Kosovë, ndërsa Strukturat që më kanë marrë në mbrojtje këtu ku jam, do ta bëjnë të mundur procedimin ligjor të këtij killer-i enverist vullnetar.

Lexo edhe :  Përcillet drejt banesës së fundit aktori Mirush Kabashi

Shoh se e paska çregjistruar profilin e tij në fb…

Shihni kërcënimin e tij më poshtë, duke ju sugjeruar ta kapërceni logjikisht analfabetizmin e tij:

 

Të fundit

Romeo Veshaj në Big Brother? Donaldi zbulon të vërtetën: Ja çdo bëjë ai në janar

Është përfolur gjatë se do të marrë pjesë në Big Brother VIP 3, por a do të jetë vërtetë...

Turbinat e erës gjejnë një vend të ri, për të qenë më të efektshme

Turbinat e erës kanë gjetur një vend të ri: turbinat do të pluskojnë mbi ujë për të qenë më të efektshme dhe më pak...

Sporti në zi/ Ndahet papritur nga jeta ish-futbollisti i njohur, dyshohet se…

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Kroacia, me ndarjen nga jeta të ish-mbrojtësit 34-vjeçar, Ivan Çelikoviç. Ai së fundmi ishte pjesë e Konavljanin në...

SHBA e injoroi, Berisha: S’kam çfarë të them më…

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sot të ngarkuarit me punë të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, i cili deklaroi se nuk...

Luhatjet e vazhdueshme të euros dhe dollarit, godasin eksportin e bimëve medicinale

Forcimi i monedhës vendase, leku nuk ka sjellë pasoja pozitive për eksportuesit të cilët i shesin mallrat e tyre me monedhën evropiane. Jo vetëm fasonët...

Lajme të tjera

Web TV