Fier/ I vodhën me forcë çantën me lekë punonjësit të postës, në pranga dy të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vihen në pranga dy persona në Fier, pasi i vodhën me dhunë 150.000 lekë punonjësit të postës. Ndërkohë që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe sasia e lekëve të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas njoftimit të marrë nga shtetasi K. Gj. (punonjës i postës) se në fshatin Sulaj, 2 persona të paidentifikuar i kishin marrë me dhunë çantën në të cilën kishte 150.000 lekë të reja, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat i rrethimit të menjëhershëm të zonës, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe kapën në flagrancë autorët e dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit G. N., 35 vjeç dhe H. M., 22 vjeç, banues në Sulaj, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV