“Turizmi këtë vit do jetë i shqiptarëve”, Rama: Shqiptarët do të sillen si suedezët

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë vit turizmi do të jetë i shqiptarëve, pasi sipas tij qeveria është duke u përpjekur që të hapë kufijtë për bashkëkombasit kudo që ndodhen.

Në një lidhje live në “Facebook”, Rama theksoi ndër të tjera se turizmi këtë vit do ketë limite dhe me protokolle sigurie shëndetësore prandaj edhe shqiptarët sipas tij teksa sot flasin për Suedinë nesër do të duhet të sillen si suedezë me rregullat.

“Linjat ajrore janë të mbyllura. Kemi një koridor ajror me Air Albania, sa hapet aplikimi rezervohen menjëherë.

Europa ka thënë që do hapen më 15 qershor, kurse disa vende do i hapin më herët. Ne do i shohim dhe duam t’i qëndrojmë objektivit që brenda majit të hapim të gjitha rrugët ajrore për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, edhe në funksion të turizmit.

Këtë vit do jetë turizmi i shqiptarëve. Shqiptarët nuk do të kujtohen për Suedinë, dhe thonë se ja si nuk u mbyll Suedia, por do të sillen si suedezë për rregullat.”-u shpreh  Rama./Fjala.al/


Të fundit

Gazetarja greke shpëton kotelen nga flakët, nuk e lëshon nga dora as gjatë transmetimit direkt (Foto)

Edhe gazetarët që raportojnë çdo ditë për situatën e zjarreve në Greqi përfshihen në punën e zjarrfikësve duke i...

“Tradita e burrneshave po vdes”/ New York Times artikull të veçantë për traditën shqiptare

Një traditë shekullore në të cilën gratë e deklaruan veten burra në mënyrë që të gëzonin privilegjet mashkullore po vdes pasi gratë e reja...

Vrau gruan se donte një burrë! Dalin fotot e “Emmanuelës”, transgjinorja që hyri mes çiftit në Greqi (Foto)

Gazetat greke  nuk e kanë lënë në heshtje, zbardhjen e misterit të vrasjes së gruas 20-vjeçare Caroline nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos në...

Eva Dumani në Al-Hawl! Mesazhet nga kampi: Po na rrahin shumë

Nënat dhe fëmijët shqiptarë brenda kampit Al Hawl po keqtrajtohen. Një mesazh tregon situatën brenda kampit, ndërsa një shtetase arabe, mike e Mentije Dumanit,...

Lajme të tjera

Web TV