Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur në qytetin e Vlorës pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 pranë shtëpisë së tij.
I plagosuri Jetnor Xhaferraj u qëllua nga një automjet në lëvizje dhe si pasojë ka marrë një plumb në krah. Sipas burimeve 50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe momentalisht po merr trajtimin mjekësor në spitalin e Vlorës.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e autorit./Fjala