Pedagogia Xhoi Jakaj dhe njëkohësisht mamaja e Oriola Marashit ka ripostuar lajmin mbi vajzën e saj të përgatitur nga Fjala.al duke falenderuar gazetën tonë dhe vajzën e saj për gjestin dhe shpirtin e saj human.
Ja si është shprehur Xhoi: ” Faleminderit Gazeta Fjala.al. Pashë që u lumturua ime bijë Oriola Marashi që keni shkruajtur për iniciativën e saj, sepse e ka postuar në story, gjë të cilën ajo e bënë rrallë kur shkruhet për të, në këtë pik është tepër modeste. Ajo shpesh ka bërë gjeste të tilla bamirësie edhe gjatë periudhës së tërmetit dhe ka një shpirt bujar që më mbush me krenari. Në fakt nuk është nxitur nga unë por i ka lindur në zemër, ama gjithmonë i kam ushqyer të bëjë mirë dhe të shpërndaj pozitivitet sepse kush bën mirë gjen mirë në këtë jetë.”
Kujtojmë që Xhoi Jakaj ka qenë drejtoreshë e burgut të grave dhe administratore e Ora News dhe Chanel One. Përveçse është një nënë krenare për dy vajzat e saj Xhulia-s Dhe Oriola Marashit, Xhoi është një femër e kompletuar si shkrimtare dhe pedagoge gjithashtu.