3 vjet nga pakti Rama-Basha/A po piqet një marrëveshje të re?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre vjet më parë, mes tensionit të fortë politik, u arrit marrëveshja e 18 majit 2017, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në ata pak muaj “jetë”, pati një paqtim dhe ulje të fortë tensionesh. Por, i zhgënjyeri” i madh doli lideri i opozitës, i cili prej kohësh shprehet se nuk do të ketë kurrë më një “marrëveshje të ngjashme”. Megjithatë palët ndodhen sërish para një marrëveshjeje të re politike, pas një ngërçi të gjatë që prej shkurtit të shkuar. A do të jetë kjo marrëveshje vetëm për reformën zgjedhore, apo do të kthehet në një pakt të ri politik? A mund të përsëritet historia e një qeverie kujdestare për zgjedhjet? Flasin për gazetën “Fjala” analistët Alfred Lela, Lorenc Vangjeli dhe politikanët Fatmir Mediu e Petro Koçi

Nga Blerina Gjoka

Politika shqiptare jeton në krizë dhe me krizën, një traditë e imponuar tradicionalisht nga opozitat. Zgjidhjet po ashtu kanë ardhur në restorante apo në pazare kokë më kokë, që janë përkthyer në kalkulime të vogla të momentit për t’ua lënë derën hapur krizave të reja. Pas 30 vitesh sistem pluralist gjendemi sërish në krizë politike, në pritje të pazarit a marrëveshjes së radhës. Kjo krizë lindi nga marrëvshja e fundit për mbylljen e një krize, e bekuar si marrëveshja Rama-Basha, më 18 maj 2017.  Paktit mes dy liderëve i parapriu një takim disaorësh kokë më kokë jo transparent për publikun, mes Edi Ramës kryeministër dhe Lulzim Bashës, kryetar i opozitës. Nuk ishte e para skenë që shqiptarët shikonin se si prijësit e tyre i shkëmbenin përfitimet politike pasi kishim parë dhe darka “krokodili” e darka ngjalash më parë.  Në një format krejtësisht jashtë protokolleve të politikës demokratike perëndimore, një tokje sportive duarsh i dha fund krizës për të sjellë një ditë më pas nënshkrimin e një marrëveshjeje politike që i jepte opozitës gjysmën e qeverisë dhe kryesimin e disa institucioneve të rëndësishme, ndër to dhe të KQZ-së. Ajo natë maji rezultoi në një ulje tensionesh dhe u pasua nga një fushatë zgjedhore ndër më të qetat që ka parë vendi, që prej vitit 1991. Por ajo u kthye në një bumerang për opozitën, e cila, edhe pse me ministrat e saj teknikë në qeveri, nuk arriti t’i fitonte zgjedhjet, përkundrazi, humbi një numër të madh votash. PS-ja mbajti pushtetin duke fituar 74 vende në parlament, që i bënë të panevojshme aleancat për qeverisjen.

Lexo edhe :  Reforma Zgjedhore/ Celibashi: Vota e emigrantëve të kryhet përmes internetit

Pas 3 vitesh ndodhemi sërish në një maj politik të zymtë. Basha i zhgënjyer nga pakti i 3 viteve më parë po kërkon përsëri një qeveri kujdestare për zgjedhjet dhe garanci të tjera për zgjedhjet e ardhshme. Por Rama deri më tani duket i bindur për të mos lëshuar terren. Gjithsesi, palët kanë nisur një dialog gjysmëteknik e gjysmëpolitik që në janar, të nxitur nga Brukseli, por akoma pa një rezultat konkret. Opozita sërish duket në pozita të pafavorshme, jashtë parlamentit dhe pas bojkotit të zgjedhjeve lokale, ndërsa Rama duket më i fuqishëm se kurrë dhe pas 7 viteve qeverisje.  A do të përsëritet historia e 18 majit? A do të luhen afatet limit për të arritur një pakt, sa i domosdoshëm është një pakt i ri në këto kushte dhe si mund të arrihet ai?

Gazeta “Fjala” bisedoi me analistët e politikës, Alfred Lela e Lorenc Vangjeli dhe me politikanët Fatmir Mediu, Petro Koçi e Agron Duka.

Lorenc Vangjeli: Humbi demokracia, marrëveshja pasojë e aktit, jo e paktit

Alfred Lela: Nuk do të ketë një përsëritje të historisë

Fatmir Mediu: Na duhet një marrëveshje e re me garanci ndërkombëtare

Petro Koçi: Një marrëveshje e re është miratimi i reformës zgjedhore

Marrëveshja e 18 majit 2017 ishte dramë, përsëritja e saj do të jetë komedi

 

Të fundit

Teknologjia dixhitale krijon pamjen e gruas 2200-vjeçare

Pamja e zonjës Xin Zhui, një aristokrate 2200-vjeçare e mumifikuar nga Kina qendrore, është rikrijuar në formë dixhitale, duke...

OBSH publikon shifra alarmante: 10 mijë njerëz vdesin çdo ditë nga sëmundjet e zemrës

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zbuluar se sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40% të vdekjeve në Evropë, që arrijnë në 10,000 vdekje në...

Takimi i Ramës në Athinë/ Mitsotakis: Totalisht privat, s’kishim pse ta ndalonim

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka dhënë një intervistë për gazetën Macedonia tis Kyriakis” ku mes të tjerash, ka folur edhe për zhvillimet më të...

Pesë terma që kurrë nuk duhet t’i kërkoni në Google

Në disa pjesë të internetit është më mirë të mos hyni dhe sado kurreshtar të jeni, është më mirë të mos dini se çfarë...

OBSH bën thirrje për reduktimin e kripës pas të dhënave të reja tronditëse

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zbuluar se sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40% të vdekjeve në Evropë, që arrijnë në 10,000 vdekje në...

Lajme të tjera

Web TV