test

Alfred Lela: Nuk do të ketë një përsëritje të historisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk do të ketë një marrëveshje të dytë si ajo e 2017-s, dhe kjo për faj të liderit demokrat me presionet ndaj mazhorancës e ndërkombëtarëve, dhe duke dalë nga Kuvendi e bojkotuar zgjedhjet. Analisti i politikës, Alfred Lela, thotë për gazetën “Fjala” se Bashës nuk i duhen lëshime nga Rama, por duhet të frymëzojë e të prijë, për ta rrëzuar Ramën.

Tre vjet më parë, mes tensionit të fortë politik, u arrit marrëveshja e 18 majit 2017, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në ata pak muaj “jetë”, pati një paqtim dhe ulje të fortë tensionesh. Kush humbi dhe kush fitoi nga kjo marrëvshje?

Sikur, para se të merreshim me humbjen e fitoren e njërit prej tyre, po sikur të ‘filozofonim’ të kundërtën: çfarë do të kishte ndodhur, nëse nuk do të kishte pasur marrëveshje? Siç duhet ta mbajmë mend, formula amerikane, e përcjellë nga Hoyt Yee, ishte: kush nuk pranon marrëveshjen, ka ‘humbur’. Mund të imagjinojmë të paktën pasojat e një bllokimi ndërkombëtar për njërën ose tjetrën palë, siç i ndodhi Bashës kur vendosi të mos futej në zgjedhje dy vjet më vonë. Me këtë biletë të prerë, marrëveshja nuk ishte ofruar për t’u refuzuar.

Dua të them se nuk mund ta gjykojmë Bashën pse bëri marrëveshjen, por si e interpretoi atë. Rast që na jepet për të thënë, me të njëjtin vokacion si himnin kombëtar në përmbyllje të mitingjeve të opozitës. Pra, duke simuluar në skenë një ‘pakt’ që ishte krejt i ndryshëm nga ai në prapaskenë. Sigurisht, nuk mundemi të fajësojmë ‘humbësin’, por edhe ‘fituesin’ i cili u tregua një fitimtar i keq. Task forcën e zgjedhjeve që ishte pjesë e paktit, Rama e shpërfilli. Gjatë ministrimit tremujor të përfaqësuesve të PD-së në qeveri, ata nuk patën më shumë se çelësat e kashtës, duke qenë se u suprimuan nga sekretarët e përgjithshëm, apo kurthet e tjera të Ramës.

Keqpërdorimi dhe paktthyerja e Ramës u shoqërua gjithashtu me keqinterpretimin e Bashës. Një prej të cilëve ishte edhe sulmi frontal ndaj LSI-së dhe ‘harresa’ e PS-së gjatë fushatës elektorale.

I “zhgënjyeri” i madh doli lideri aktual i opozitës Lulzim Basha, i cili prej kohësh shprehet se nuk do të ketë kurrë më një “marrëveshje të ngjashme”. Përse ende në vendin tonë “marrëveshjet normale” konsiderohen fitore për njërën palë dhe humbje për tjetrën?

Ka të bëjë me mosbesimin kronik mes palëve, por edhe me konceptin enverist ‘fituesi i merr të gjitha’. Po t’u shtosh këtyre edhe mungesën e balancës së pushteteve, parlamenti, gjyqësori dhe media janë të varura nga qeveria, përplotësohet pamja.

Lexo edhe :  S'do ta besoni rregullin e çuditshëm që J.Lo ka vendosur për stafin

Çfarë mendoni se do të ndodhë në vijim, kur duket se historia përsëritet. Në atë kohë (2017) opozita ishte në çadër para bulevardit (jashtë institucioneve), sot gjithashtu është edhe më në ekstrem, duke djegur mandatet dhe duke mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këtë situatë, a mund të flitet për një 18 maj të dytë? Nëse po, a është koha që Rama të lëshojë më shumë, pas shtatë vitesh qeverisjeje qendrore dhe kontrollin e plotë të qeverisjes lokale?

Nuk do të ketë një përsëritje të historisë tashmë. Ky ishte gabimi i Bashës me presionin, si ndaj mazhorancës, ashtu dhe ndaj ndërkombëtarëve. Duke dalë nga Kuvendi dhe duke mos hyrë në zgjedhje, ai shpresoi se mund të merrte lëshime, dy herë me të njëjtën lojë. Ata ia kishin dhënë një herë fushën për ta ndarë me kundërshtarin dhe e refuzuan kur ai u kthye së dyti me të njëjtën skemë. Një prej arsyeve të lëshimeve euroamerikane që çuan te 18 maji është edhe besimi që Basha gëzonte te ndërkombëtarët. Ai shihej me të drejtë si lideri i radhës i Shqipërisë. Ai humbi shumë prej këtij ‘bekimi’, duke qenë i paqartë në relatat me ta.

Për sa i takon pjesës së dytë të pyetjes, a duhet të lëshojë Rama, unë do të isha dakord edhe për të gjithë pushtetin, por nuk janë dëshirat që e përcaktojnë të ardhmen. Bashës, nga ana tjetër, nuk i duhen këto lëshime, por i nevojitet të bindë, të prijë, të frymëzojë. Një Bashë i tillë e bën Ramën të duket një dordolec në krye të arës së Bulevardit. Pra, ose na duhet të presim këtë Bashë, i cili mund të mos vijë kurrë, ose të durojmë këtë Ramë, i cili mos ardhtë më kurrë, ose të presim mbërritjen e Mesisë, një gjë plot me ‘shpenzime’, duke qenë se ai zakonisht shoqërohet me një përmbytje prej nga lind botë e re. Mes asaj që kam, asaj për të cilën ushqej iluzione dhe katastrofës, nuk e di se çfarë të zgjedh.

Nga Alfred Lela për Gazetën Fjala

Të fundit

Media italiane ‘SiViaggia’: Udhëtim në kryeqytetin modern shqiptar, Tiranë

Udhëtim në kryeqytetin shqiptar. Zbuloni se cilët janë muajt më të mirë për të vizituar Tiranën dhe për të...

Shanset 50-50 për Itali-Shqipëri, modeli statistikor i parashikon 58%-42%

Nga Eduard Zaloshnja Nga një model simulacionesh statistikore që kam ndërtuar qysh në dhjetor për “Panorama Sport” (dhe që e kam përditësuar deri ditët e...

Dorëheqja e Ceno Klosit/ Elidjana Çela drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve përkohësisht

Elidjana Çelaj është emëruar përkohësisht drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve, pas lirimit nga detyra të ish-drejtorit të përgjithshëm Ceno Klosi. Në urdhrin e Ministrit të...

Grafite në muret e ambasadave hungareze e sllovake, mesazhe nga gjenocidi në Srebrenicë

Grafite me numrin 8.372 - që është numri zyrtar i viktimave të gjenocidit në Srebrenicë më 1995 - u vendosën  dje (14 qershor) në...

Sheshi ‘Skënderbej’ i zënë për Evropianin/ Ja ku do falen nesër besimtarët myslimanë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar besimtarët myslimanë se falja e Kurban Bajramit do të jetë në datën 16 qershor, ditën e diele, në...

Lajme të tjera

Web TV