Koronavirusi/ Artistët në vështirësi ekonomike: Të hapen klubet e natës që kanë hapësira të mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e koronavirusit padyshim që ka goditur ekonominë e familjeve shqiptare. E mes shumë profesioneve që u pezulluan për shkak të rrezikut nga virusi vdekjeprurës, është edhe kategoria e artistëve shqiptarë, të cilët nuk përfituan pagën e luftës.

Këngëtari Elton Deda dhe instrumentisti i njohur Bledar Sekjo të ftuar në studion e ‘News24’ treguan eksperiencat e tyre në këtë kohë karantine. Ata thanë se artistët, po përjetojnë momente të vështira ekonomike, për shkak të mbylljes së punës në lokalet e natës ku ata performojnë, apo dhe angazhimet e tjera muzikore.

Ai sugjeroi hapjen sa më parë të lokaleve të natës, që kanë hapësira të mëdha, në mënyrë të tillë që t’i jepet një ndihmë financiare edhe artistëve. Sipas Sejkos, artistët, përveç vështirësisë ekonomike, do të përballen edhe me depresion.

“Jemi në vështirësi të madhe. Kjo krizë, përveç çështjeve financiare, ekonomike, kam frikë se do kaloj dhe më tej, tek depresioni. Artisti, ka publikun si ushqim shpirti. Kjo është ‘vrasje e shpirtit’ të artistëve. Unë uroj dhe shpresoj që ka shumë lokale dhe clube që kanë hapësira të mëdha. Dhe mendoj që këto lokale të rifusin muzikën live, që të rinisin jetën dhe artistët”, tha Sejko.

Ndërkohë, Elton Deda pohoi se kriza financiare nuk do të ishte ndjerë shumë nga artistët, nëse atyre do iu ishte njohur e drejta e autorit, pasi do të kishin siguruar disa të ardhura.

“Unë fatmirësisht e kam një punë tjetër. Po ka artist që nuk e kanë. Nëse do ishin respektuar së pari të drejtat e autorit, ata s’do ishin në këtë gjendje. Ata do kishin pasur rezerva për të kaluar këto kohë. Në këtë drejtim ata nuk shpërblejnë, shumicës së artistëve iu vidhet e drejta. Nuk jemi në pikën zero. Por nuk jemi as tek pika 10.

Lexo edhe :  Kush është Andrew Tate, i cilësuar si burri më brutal në botë

Është bërë shumë pak në këtë aspekt. Për vite me radhe ne nuk jemi mbështetur. Ne kemi problemet tona, nuk jemi engjëj. Ne jemi mësuar që të këndojmë me publik. Ne jemi njerëz që përshtatemi, e kemi këtë aftësi. Ne nuk u ftuam në koncertet e hapura. Këtu duhet të ketë një strategji. Këtë periudhë jam munduar të krijojë muzikë”, tha Deda.


Të fundit

Ukraina synon të evakuojë mijëra banorë nga Donetsku para dimrit

Qeveria ukrainase po synon të evakuojë dy të tretat e banorëve nga zonat që ajo ende kontrollon në rajonin...

Studiuesit në alarm, temperaturat në Arktik po rriten shumë më shpejt se mesatarja

Sipas një studimi të ri skandinav, temperatura në rajonin e Arktikut po rritet shumë më shpejt se mesatarja globale sesa kanë vlerësuar më parë...

FBI kontrolle në shtëpinë e Trump, flet prokurori i përgjithshëm: E urdhërova unë

FBI ka hyrë në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump për të bërë kontrolle por ende nuk dihet arsyeja e kontrollit. Mbi ngjarjen ka folur vetë...

Nga Trump te lufta në Ukrainë, zbulohet si “The Simpson” parashikojnë të ardhmen

Nëse doni të dini se ku po shkon bota, shihni “The Simpsons”. Shfaqja popullore e karikaturave për të rritur ka parashikuar ngjarje të egra dhe të...

Ishte i shpallur në kërkim, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut!

Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është arrestuar mbrëmjen e sotme gjatë një aksioni policor në qytetin e Beratit. Bode është dënuar me 12...

Lajme të tjera

Web TV