Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka kaluar të gjithë natën të Teatrit Kombëtar, në mbështetje të artistëve dhe AMT-së, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine.
Teksa ka folur për mediat mëngjesin e sotëm, Kryemadhi u shpreh se gjendja gjatë natës ishte e qetë, ndonëse punonjësit e bashkisë ishin në gatishmëri.
“Ne ishim një grup modest që qëndruam gjithë natën, ishte gjendje e qetë, nuk patëm asnjë problem, dhe kështu do të vazhdojmë. Nuk kanë tentuar të na largojnë, punonjësit e bashkisë ishin në gatishmëri të plotë, kishin besimin se ne do të largoheshim vetë. Kishte hyrje-dalje në Bashkinë e Tiranës. Rreth orës 5 të mëngjesit, kur e kuptuan që ne nuk do të lëviznim nga sheshi, ata u larguan. Kishte nga shoqëria civile, shumë artistë, që qëndruan këtu. Kjo do të jetë e organizuar nga të gjitha shoqatat, partitë politike të frontit opozitar dhe shumë artistë e qytetarë”, tha Monika Kryemadhi./Fjala.al/