Një rekord prej 25 femrash miliardere janë pjesë e listës vjetore të publikuar nga “Sunday Times Rich List”.
Në krye të listës qëndron ish regjisorja me origjinë suedeze, Kirsten Rausing, e cila është zyrtarisht gruaja më e pasur në Britaninë e Madhe me pasuri prej 12.1 miliardë paund.
Bashkë me të në krye të listës janë të afërmet e saj, që rrjedhin nga e njëjta familje e drejtojnë të njëjtat biznese. Aktorja Salma Hayek, bashkëshorti i së cilës është bashkëpronar i brendit luksoz Guçi dhe aktorja Catherine Zeta-Jones që së bashku me Michael Douglas kanë një pasuri prej 210 milionë paund, janë mes grave më të pasura gjithashtu.
Pjesë e listës është edhe autorja e famshme e sagës Harry Potter, J K Roëling me pasuri 795 milionë paund, novelistja Barbara Taylor Bradford si dhe autorja e “50 hijet e Greit”, E L James. E re në listë, prej këtij viti, është këngëtarja me origjinë nga Barbados Rihanna, e cila ka një pasuri prej 468 milionë paund dhe kjo falë linjës së re të të brendshmeve që sot vlen në treg 3 miliard paund si dhe suksesit të 8 albumeve të saj në treg.
Pjesë e listës së femrave më të pasura në Britani është edhe ish Miss Britania, që pozicionohet në vendin e katërt. Ajo është gruaja e Ernesto Bertarelli, ish pronarit të gjigantit të bioteknikës, Serono. Lista e plotë me më të pasurit në Britaninë e Madhe, “Sunday Times Rich List”, pritet të publikohet të dielën me një edicion special prej 136 faqesh.
Vlerësimi bazohet tek pasuria që personazhet zotërojnë, tokat, shtëpitë, pasuritë e tjera të paluajtshme, koleksionet private dhe ato të artit apo sipas aksioneve që zotërojnë në kompani të caktuara. Ja tek është lista me 25 femra më të fuqishme e më të pasura në Britaninë e Madhe
- Kirsten Rausing – Tetra Pak – £12.1bn
- Charlene de Carvalho-Heineken – Heineken – £10.3bn
- Marit Rausing and family – Tetra Pak – £9.59bn
- Kirsty Bertarelli – biotech giant Serono -£9.2bn
- Denise Coates – Bet365 – £7.166bn
- Salma Hayek – Kering group which owns brands like Guçi -£6.592bn
- Baroness Howard de Walden and family – property – £4.316bn
- Leonie Schroder and family – Schroders asset management – £3.977bn
- Carrie Perrodo and family – Perenco oil and gas company – £3.438bn
- Harriet Heyman – internet – husband invested in Google – £3.047bn
- Inna Gudavadze and family – inheritance – £2.65bn
- Princess Marie-Chantal and family – duty-free shopping, fashion and finance – £2.15bn
- Sarah Daëson – The Range – £2.05bn
- Lady Charlotte Wellesley – brewing, investing and inheritance – £2.031bn
- Kiran Mazumdar-Shaw – MD of pharmaceutical firm Biocon – £1.808bn
- Varsha Engineer – pharmaceuticals firm Chemidex – £1.8bn
- Dame Mary Perkins and family – Specsavers – £1.8bn
- Emily von Opel – finance and property – £1.654bn
- Anita Zabludowicz – property and hotels – £1.5bn
- Lady Ballyedmond and family – veterinary pharmaceuticals – £1.345bn
- Marit Mohn Westlake and family – oil pump business – £1.325bn
- Elisabeth Murdoch – daughter of Rupert Murdoch – £1.2bn
- Yelena Baturina – construction – £1.144bn
- Lady Philomena Clark and family – car sales – £1.131bn
- Ursula Bechtolsheimer and family – inheritance – £1bn