Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Agron Duka: Marrëveshja e 18 majit 2017 ishte dramë, përsëritja e saj do të jetë komedi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre vjet më parë, mes tensionit të fortë politik, u arrit marrëveshja e 18 majit 2017, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në ata pak muaj “jetë”, pati një paqtim dhe ulje të fortë tensionesh. Kush humbi dhe kush fitoi nga kjo marrëvshje?

Ne si PAA dhe, unë, personalisht, ishim shumë të angazhuar dhe aktivë për zgjidhjen e ngërçit politik të krijuar në atë kohë dhe arritëm të iniciojmë një tryezë takimi midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Besojmë se është në të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve që politika të jetë sa më pak konfliktuale e sa më shumë racionale që me debat, dialog dhe opozitë konstruktive të zgjidhet çdo lloj krize, sepse vetë sistemi demokratik nuk mund të jetë pa rrugëzgjidhje. Ne, ndonëse e iniciuam atë tryezë, nuk ishim pjesë e bisedimeve mes krerëve, të cilët arritën një marrëveshje që vetë ata e gjykuan se tejkalonte ngërçin. Personalisht, besoj se marrëveshjet në përgjithësi duhet të jenë të sinqerta dhe rigoroze në zbatim, që të prodhojnë produktin e pritshëm. Kjo nuk ndodhi nga ana e mazhorancës dhe opozita ka dalë e zhgënjyer nga kjo marrëveshje, jo vetëm se nuk pati përmirësime të jetës politike, por ajo prodhoi një kuvend të dalë nga zgjedhje të vjedhura e të manipuluara e në vazhdimësi, zgjedhje vendore monopartiake për herë të parë pas 28 vjetësh demokraci, me një precendent të rrezikshëm për instalimin e pushteteve totalitare. Sot edhe shumica e qytetarëve shqiptarë ndihen të zhgenjyer nga mënyra se si qeverisen, si nga pushteti vendor, edhe nga ai lokal. Korrupsioni, diletantizmi, shpërdorimi i parasë publike, borxhi, kriminalizimi, pabarazia dhe varfëria janë tregues në rritje. I vetmi tregues në ulje është treguesi ekonomik.

I “zhgënjyeri” i madh doli lideri aktual i opozitës, Lulzim Basha, i cili prej kohësh shprehet se nuk do të ketë kurrë më një “marrëveshje të ngjashme”. Përse ende në vendin tonë “marrëveshjet normale” konsiderohen fitore për njërën palë dhe humbje për tjetrën?

E mira është që të dy palët të merren vesh, duke nxjerë mësime nga dështimet e mëpërparshme. Nuk jam shumë optimist dhe aspak besimplotë se një marrëveshje e re do të mund ta zgjidhë këtë pazëll të vështirë problematikash. Siç e përmenda dhe më parë, në këto marrëveshje pozitë-opozitë mungon elementi thelbësor që është sinqeriteti, gjë që është vërejtur dhe është vërtetuar tashmë absolutisht nga pozita. Ajo nuk ka vullnet të mirfilltë për normalizimin e gjendjes, por demagogji që i shërben vetëm asaj, për të krijuar një pseudorealitet normal para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Për pozitën mbajtja me çdo kusht e pushtetit është kthyer në qëllim në vetvete, dhe para ketij qëllimi ajo përsëri do të përdorë të gjitha mjetet për ta mbajtur atë. Për këtë na bind fakti që ajo ka uzurpuar gjithë pushtetin legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor, mediatik, sindikatat dhe shoqërinë civile. Disponon asete të fuqishme financiare të oligarkëve. Opozita duhet të vendosë qartazi vija të kuqe, të panegociueshme, nëse ulet për një marrëveshje të ardhshme. Opozita ka fituar shumë beteja dhe ka bërë më shumë mund dhe sakrifica deri në rrezikun për vetëflijimin e saj. Nga ana tjetër, kundërshtari i saj politik, rilindja socialiste e Edi Ramës fërkon duart se ka arritur t’ia hedhë Lulzim Bashës, por në fakt ia ka hedhur e dredhur popullit dhe qytetarëve të këtij vendi, që çdo ditë po shitet me varfëri e mizerabilitet.

Lexo edhe :  “Gërdeci”, avokati i Mediut kundërshton akt-ekspertimin

Çfarë mendoni se do të ndodhë në vijim, kur duket se historia përsëritet. Në atë kohë (2017) opozita ishte në çadër para bulevardit (jashtë institucioneve), sot gjithashtu është edhe më në ekstrem, duke djegur mandatet dhe duke mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këtë situatë, a mund të flitet për një 18 maj të dytë? Nëse po, a është koha që Rama të lëshojë më shumë, pas shtatë vitesh qeverisjeje qendrore dhe kontrollit të plotë të qeverisjes lokale?

Unë mendoj se opozita e bashkuar synimin kryesor të saj dhe vëmendjen nuk duhet ta ketë te marrëveshja e radhës, por të mobilizojë të gjitha forcat e saj për të bindur shumicën e qytetarëve shqiptarë se është ajo alternativa më e mirë qeverisëse për këtë vend dhe të rrisë komunikimin dhe kontaktet me qytetarët, për të promovuar aksionet e saj, të fituara tashmë, si në luften për dekriminalizimin, të reformës në drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe oligarkëve, aksionet për çlirimin e dinjitetin e qytetarëve, luftën për kthimin e shpresës se ky vend mund të bëhet dhe se politika e demokracia e vërtetë nuk është dhe nuk mund të jetë ajo që prezanton rilindja socialiste e Edi Ramës. Marrëveshja e 18 majit 2017 dështoi, por historia e regjistroi atë si dramë, një përsëritje e saj në të ardhmen do të jetë thjesht një komedi./Gazeta Fjala/

Të fundit

Rikthehet Maratona e Tiranës/ Veliaj tregon ku mund të regjistroheni

Rikthehet për të tetin vit radhazi Maratonës e Tiranës! Më 20 tetor, kryeqyteti do të mirëpresë vrapuesit nga e...

7 sjellje që dallojnë njerëzit unikë nga turma

Ne i vlerësojmë shumë njerëzit që janë "të vërtetë" dhe ndonjëherë kemi një perceptim negativ për ata që duken "të shtirur". Por pse ndodh...

Drejtësia e re refuzon “Komisionin Xhafaj”

Katër institucione të drejtësisë së re refuzojnë “Komisionin Xafaj” në Parlament. Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK dhe ILD deklaruan zyrtarisht se nuk do...

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 5 tetor 2024

Sot, më 5 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 89.2 lekë dhe shitet 90.5 lekë. Euro sot blihet me 98.5 lekë, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV