Parukeritë, aty ku bukuria është kthyer në mbijetesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

U hapën më 11 maj, por humbjet e karantinës nuk i mbulojnë nga klientela e pakët, as kostot e dezinfektimit dhe veshjeve. Rrëfimi i parukieres Sonila Osmanaj dhe mbijetesa e një biznesi të goditur nga pandemia

Ina Allkanjari

Në fillim e kishte “ëndërr”, më vonë iu kthye në pasion dhe sot si biznes për të mbajtur pesë frymë. Jemi në parukerinë e Sonila Osmanajt, në qendër të kryeqytetit. Përballë “triumfit” të Sonilës qëndron pikëllimi i saj, i cili shprehet haptazi në sytë e mbushur me lot. “Pandemia shkatërroi çdo gjë, vrau pasionet dhe punën e shumë viteve”. Më 11 maj Ministria e Shëndetësisë parashikoi hapjen e parukerive dhe berberëve në vend, duke bërë gati protokollin e verdhë që duhet të ndjekin këto subjekte për të frenuar përhapjen e COVID-19. Pas mbylljes së parukerisë për dy muaj, biznes familjar i zonjës Osmanaj, tashmë ajo po përballet me faturat dhe masat strikte, të cilat kërkojnë kosto ekstra nga biznesi. “E rihapa parukerinë këtë të hënë me 250000 mijë lekë (të vjetër) minus. Më është dashur të paguaj çdo kosto gjatë këtyre dy muajve, ndonëse parukeria qëndronte e mbyllur. Kam likuiduar çdo gjë, qiranë e ambientit, ujë, drita, çdo gjë me tatim burim. Taksat, të cilat u shtynë, unë kam frikë të mos i paguaj, pasi mund të marr gjobë për vonesë, s’kam siguri. Shtyrja e qerasë nuk u mor parasysh, sepse ishte pjesë e marrëdhënies mes qiramarrsit dhe qiradhënësit. Mendoj se ishte e drejtë ta paguaja, pasi ajo pagesë mund të jetë jetike për pronarin”, shprehet Osmanaj. Me zërin që i dridhet Sonila tregon se rimëkëmbja është e pamundur për biznesin e saj. “Është hapur një gropë e madhe, nuk do të rimëkëmbemi më. Menduam të ulnim çmimet, në mënyrë që të rrisnim klientelën, por është e pamundur t’i ulim, pasi kostot janë të papërballueshme, besoj se të gjitha këto kosto do t’i faturohen konsumatorit”, tregon Sonila. Rihapja e bizneseve u shoqërua me masa të shumta, të cilat synojnë të ndalojnë përhapjen e COVID-19. Sonila tregon se i ka marrë të gjithë masat që u kërkohen, duke filluar te dezinfektuesi, dorezat, papuçet e këmbëve, por të gjitha këto kosto ekstra po i paguan vetë biznesi. “Vendosja e protokollit është një kosto ekstra, ndërkohë shtetit ne i paguajmë taksa dhe nuk na përgjigjet për këto gjërat ekstra. Kultura ime për higjienën është para COVID-19, gjithmonë kam pasur sterilizues në parukeri. Tani kërkojnë veshje për këmbët që duhet t’i blejmë 15 mijë lekë dhe veshje njëpërdorimshe. Ku t’i gjejmë gjithë këto pagesa, kur nuk na ndihmojnë, nuk na mbështesin. Kërkojnë dezinfektimin e ambientit, për çfarë e dua certifikatën kur këtu ka hyrje-dalje, ajo duhet bërë disa herë, jo një herë”, shprehet ajo, teksa tregon që e vetmja ndihmë që mori gjatë kësaj periudhe është paga e luftës. “Kam aplikuar për pagën e luftës, është e vetmja ndihmë që mora, e cila ende nuk më ka kaluar, pres përgjigje. Duhet të kishim më shumë mbështetje, me 260 mijë lekë (të vjetër) që na dha qeveria prapë taksat e veta mori. Të gjitha i kemi vetë në kurriz”. Parikuerja tregon se salloni i bukurisë që disponon në qendër të Tiranës prej 5 vitesh është një biznes familjar, ku punon së bashku me vajzën e saj. “Jemi vetë I pestë në familje, unë punoj bashkë me vajzën në parukeri, burri është pa punë, vjehrrën e kam të sëmurë me diabet. Këtu siguroheshin të ardhurat e familjes. Me shumë keqardhje, por e shoh të pashpresë rimëkëmbjen. Këto ditë që po punojmë deri në orën 17:00, nuk kemi shumë klientë, pasi janë të trembur nga virusi. Nuk shohim mbështetje, kur nuk funksionojnë sindikatat, çdo gjë është e vdekur. Shpresoj të mos ketë më rimbyllje, kemi falimentuar”, shprehet Sonila./Gazeta Fjala/

Lexo edhe :  Xabi Alonso thyen heshtjen mbi zërat që e lidhin me Realin: “Jemi ende në shtator”

 

 

Të fundit

“Nuk ndryshon norma bazë e interesit”/ Sejko: Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet

Guvernatori i Banksës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë. Gjatë një konference...

Sabatini: “Tare ishte një intelektual dhe dominues, Lazio humbi shumë me largimin e tij”

Igli Tare i dha fund aventurës së tij te Lazio verën e kaluar, pas mosmarrëveshjeve të shumta me trajnerin Sarri, teksa presidenti Lotito në...

Victoria Beckham për tradhtinë e supozuar të David para 20 vitesh: U distancuam

Historia e tyre e dashurisë do të niste në vitin e largët 1998 gjatë një ndeshjeje futbolli për motive bamirësie, për t'u kurorëzuar në...

Prapaskenat/ Si Luis Enrique largoi Verrattin: “Je prototip i futbollistit që urrej”

Luis Enrique ka kryer një “revolucion” te PSG, duke larguar nga skuadra futbollistët që nuk dëshironte. Madje ndonjë prej tyre edhe e urrente. Emra si...

Papa Françesku: Masat ndaj ndryshimeve klimatike janë të pamjaftueshme

Reagimet ndaj ngrohjes globale janë të pamjaftueshme ndërsa bota po shembet, tha në një deklaratë ditën e sotme Papa Françesku. Ai paralajmëroi kundër opinioneve...

Lajme të tjera

Web TV