Pogradeci në prag sezoni, “betejë” me COVID-in dhe mikpritje për pushuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, në një intervistë për gazetën “Fjala” tregon punën e bërë deri më tani për hapjen e sezonit të ri dhe masat e marra kundër koronavirusit, që kjo zonë të mbetët “e gjelbër”. Turizëm, kulturë dhe kulinari…

Nga Bardhyl Berberi

Deri më tani është “zonë e gjelbër. Nuk ka asnjë rast me “COVID-19” në Pogradec, por ky vit është ndryshe nga të tjerët, në prag të hapjes së sezonit turistik. Bashkia Pogradec po bën përgatitjet e saj, ndonëse shumë pikëpyetje ngrihen. Si do të jetë sezoni, kur ende është në fuqi pandemia e koronavirusit. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Fjala”, kryebashkiaku Ilir Xhakolli tregon për përgatitjet lidhur me sezonin e ri

Zoti kryetar, ju ndodheni përballë dy frontesh: ta ruani Pogradecin zonë të gjelbër, por dhe të përgatiteni për sezonin e ri veror. Si po organizohet puna nga administrata lokale?

Së pari, administrata e Bashkisë pati një mobilizim total, duke evidentuar familjet në nevojë dhe ndihmoi rreth 6000 familje në nevojë me ushqime dhe së dyti, Bashkia karantinoi 70 emigrantë që erdhën nga Greqia dhe nga Maqedonia e Veriut tek dy hotelet ‘Euro Korça “ dhe hotel “Kalaja”, shpenzimet e të cilëve për akomodim dhe ushqim janë marrë përsipër nga Bashkia. Ky ishte fronti parë, duke e ruajtur Pogradecin të pastër, pa asnjë rast…

Po fronti dytë, për sezonin turistik, na flisni konkretisht…

Fronti i dytë ishte pëgatitja e qytetit për sezonin turistik që e kemi te dera. Punonjësit e Bashkisë të pajisur me maska qëndronin në punë çdo ditë pa orar, për të përgatitur qytetin për sezonin e ri veror. E filluam me plazhin gjatë gjithë gjatësisë së vijës liqenore të qytetit, ku u punua dhe u pastrua rëra deri në Tushemisht, në një gjatësi prej 7 km. Pogradecarëve iu kthye plazhi quajtur i “Huckave”, u pastrua dhe u risistemua zona. Qytetit i kemi kthyer lulet, duke mbjellë lule dhe trëndafila në të gjitha sipërfaqet e qytetit, për t’i kthyer epitetin e dikurshëm që ishte zbehur vitet e fundit: “Pogradeci, qytet i luleve”. Në qendër të qytetit tek monumentet e dy gjenive Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli, kemi vendosur stola-libra, ku janë shkruar pjesë nga veprat e tyre më të mira. Monumentet e tyre tashmë do të ndodhen në një kopësht me trëndafila dhe me një paraqitje dinjitoze të të gjithë sheshit, me një dekor të ri. Desha të theksoj se kemi menduar edhe për uljen e taksave për biznesin e shërbimeve, duke filluar që nga shezlonet etj. Është në përfundim rruga e re nga karburanti Edi deri në Tushemisht. Janë rregulluar dhe trotuaret te parku i madh i qytetit, në anën e rezidencës qeveritare. Janë pastruar dy lumenjtë e qytetit, Lumi i Madh dhe lumi i Vërdovës . Qyteti është dezinfetkuar së bashku me fshatrat.

Zoti kryetar, Pogradeci në kilometrin zero, pranë qendrës së tij ka dy gërmadha të shëmtuara me ndërtesa të rrënuara – Turizmin e Vjetër dhe Oktapodin, çfarë do të bëhet me këto objekte?

Lexo edhe :  Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Ne kemi biseduar me pronarët dhe janë duke i shitur këto objekte për t’u zëvëndësuar me ndërtesa dinjitoze për një qytet turistik. Ne, në datën 6 qershor çelim sezonin turistik, por duke zbatuar edhe rregullat që ka vendosur qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, duke ruajtur distancat.

Box

Çfarë ju ofron Pogradeci këtë sezon veror

Pogradeci prej disa vitesh ka siguruar ujin e pijshëm 24 orë.

Uji i kaltër i liqenit dhe plazhet janë një nga të veçantat e qytetit të Pogradecit. Është një vijë liqenore prej 24 km nga fshati Lin deri në Tushemisht.

Plazhi i shkëmbit të Linit

Fillon atje te gadishulli i fshatit Lin, ka ujin e pastër si Kristal, i vendosur në këmbët e një mali që sjell pa pushim fresk karakteristik në breg dhe nuk e ndien fare bezdinë e vapës.

Plazhet Piskupat –Hudënisht dhe Mëmëlisht

Janë tri palzhe të njëpasnjëshme me lokale të shumta luksoze dhe fshatra turistike, ku nuk mungojnë as pishinat. Kanë ujë të pastër dhe frekuentohen shumë nga të ardhurit, sidomos nga korçarët. Ashtu si plazhi i shkëmbit të Linit, janë plazhe shkëmbore.

Plazhi i Fortesave

Është një nga plazhet në këmbët e kalasë së qytetit, i cili frekuentohet kryesisht nga pogradecarët, pas ndërtimit të tunelit panoramik. Ky plazh nuk funksionon për momentin, por është duke u kthyer në identitet. Po punohet nga firma për të hequr mbeturinat inerte.

Plazhi i Vjetër

Është plazhi tradicional që qyteti e ka në gjirin e tij. Është i gjithi plazh ranor, por cilësia e ujit nuk është në standardin e plazheve të tjera. Ky plazh i njohur që dikur ka qenë i mbipopulluar, për shkak të distancës së vogël me qytetin dhe cilësisë së rërës, do t`i kthehet famës së dikurshme.

Plazhi i Vilave deri në Drilon është plazhi më i ri, i krijuar këtë verë me parametra bashkëkohorë nga rezidenca qeveritare deri në Tushemisht. Të gjithë bregut i është trefishuar sipërfaqja e rërës përgjatë gjithë vijës bregliqenore, duke ngritur trotuare dhe ndriçim përgjatë shëtitores deri në Tushemisht.

Tushemishti

Është një nga fshatrat turistike model i cili çdo verë mbi popullohet me të huaj. Në të gjithë fshtin është shtrirë turizmi familjar me kushte nga më komodet. Plazhi i Tushemishtit është nga më të frekuentuarit.

Çfarë mund të vizitoni në Pogradec

1Kishën paleokristiane dhe mozaikun e Linit, të ndërtuar në shek. V-VI e.s.

2 Urën e Golikut, ura e rrugës Egnatia.

3 Kalaja e Pogradecit që i përket shek. V e.s.

4 Kulla e Shpatit të Blacës që ka një shtrirje kohore nga shekulli XII p.e.s. – shek. III e.s.

5Varret monumentale të Selcës që datojnë në shek. IV p.e.s./Gazeta Fjala/

 

Të fundit

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi do të bëjnë një shqyrtimi...

Lajme të tjera

Web TV