“Të moshuarit e familjes Kraja ia dolën”, Kalo: Kini durim dhe zbatoni këshillat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i Spitalit Infektiv, Tritan Kalo, ka falënderuar këdo që është treguar mirënjohës ndaj mjekëve gjatë pandemisë dhe ka thënë që stafi mjekësor do të jetë gjithmonë në dispozicion të qytetarëve.

Në një postim në “Facebook”, teksa ndan me miqtë virtualë letrën e dy të moshuarve të familjes Kraja, që ia kanë dalë të mposhtin koronavirusin tek Infektivi, Kalo shprehet se këto lloj mesazh e motivojnë akoma më shumë.

Ndër të tjera,, mjeku nuk harron që t’u kërkojë qytetarëve të durojnë dhe të zbatojnë këshillat e dhën, pasi së bashku do ia dalin ta fitojnë këtë sfidë.

Postimi i Tritan Kalos:

MIRËNJOHJA është VIRTUT i njerëzve FISNIKË, jo të pakët në TROJET ARBËRORE…15.05.2020…Një falenderim zemre edhe prej nesh për të dy pjestarët e moshuar të Familjes KRAJA, të cilët ja dolën mbanë me sukses përballjes me SFIDËN COVID-19….Letra e tyre e ndjerë dhe kutia plot çokollata të dërguara në shenjë falenderimi në adresën e KOLEKTIVIT të Shërbimit Infektiv në QSUT, na ngjalli sot shumë emocione të veçanta….Mesazhe të tilla mirënjohje janë një MOTIVIM edhe më i madh në PUNËN, PËRKUSHTIMIN dhe PROFESIONALIZMIN tonë të përditshëm….BASHKËQYTETAR….

Ju respektojmë e ju duam shumë…Jemi këtu për çdo rast, që jo do të kërkoni ndihmesën tonë në përballjen me çdo sfidë për ruajtjen e shëndetit, dhe jo vetëm në përballjen me sfidën Covid-19…VIJONI me DURIM të zbatoni këshillat tona…Janë vetëm e vetëm këshilla mëndjesh dhe zëmrash MANTELBARDHËSH mëndje-hapur dh të përkushtuar në betejën e triumfit të jetës, përballë sëmundjesh të vështira e më pasoja jo rrallë jetëmarrëse të tyre….Së BASHKU dhe me MIRËBESIM reciprok, NE po ja dalim dhe do vijojmë t’ja dalim mbanë edhe në të ardhmen sikundër sot në sfidën jo vetëm ndaj Covid-19!!!

Lexo edhe :  Lëvizje në KQZ/ Rrezikohet mandati i Lapaj? Daja i Shabanit kërkon sqarime

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV