Volejboll/Kur Dinamo eliminohej për një pikë të vetme para 53 vjetësh (video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthehet në kujtesë, nga një kronikë e rrallë e kohës, eliminimi me një pikë të vetme i bluve të Kojës.  Një video e rrallë e para 53 vjetëve është sjellë ditët e fundit në rrjetet sociale nga historiani i sportit shqiptar, Xhovani Armilota dhe ajo rikthen në kujtesë aventurën e Dinamos së volejbollit të meshkujve në Kupën e Kampioneve të Evropës. Në pamjet e rralla të kronikës ku dallohet edhe legjenda e rrjetës shqiptare, Asllan Rusi, pasqyrohet ndeshje e kthimit e Dinamos me holandezët e Bloker Risvijk, e vlefshme për turin e 16-shes së veprimtarisë më të rëndësishme të klubeve të Evropës.

Pasi kishte kaluar me sukses në turin e parë kampionen e Italisë, Virtus Bolonjën, duke fituar në 3 sete në Tiranë më 1 dhjetor 1966 dhe duke u mundur po në 3 sete në ndeshjen e kthimit një javë më pas, por duke vijuar për më tej falë pikëaverazhit bindës, 83-63, Dinamo e drejtuar legjendari Vangjel Koja, është përballur në turin tjetër me holandezët që ishin shpallur plot 12 herë kampionë të vendeve të ulëta në dy dhjetëvjeçarët e para pas Luftës së dytë Botërore.

Në fakt, ka qenë vetëm një pakujdesi që i ka kushtuar skuadrës shqiptare vendin midis 8 më të mirave të kontinentit në volejboll për meshkuj, pasi Dinamo është eliminuar, në mënyrë të pabesueshme, për një pikë të vetme. Në takimin e zhvilluar më 8 janar 1967, Dinamo e mundi Bloker Rijsvijkun 3-0 në Tiranë, duke i marrë setet përkatësisht 15-10, 15-11 dhe 15-8. Por në ndeshjen e kthimit, të luajtur dy javë më pas, skuadra shqiptare u mund po në 3 sete, 10-15, 13-15 dhe 5-15, duke u mundur me diferencën minimale të pikëve 73-74.

Interesant është fakti ekipit shqiptar iu dhanë atletet speciale për sipërfaqen e të lojërave me dorë, që nuk ishte vendosur ende në Shqipëri, sikundër shihet edhe nga këto pamje. Sipas të dhënave që përcjell historiani Armilota, protagonistët e bluve të rrjetës shqiptare në aventurën kontinentale të rrjetës së meshkujve, ishin Nasho Bakalli, Zhan Bonati, Andrea Gjika, Kiço Lena, Ali Lulolli, Anastas Panteqi, Alfred Radi, Asllan Rusi, Ylli Shehu, Vladimir Starja, Kreshnik Tartari, Enis Terihati, të drejtuar nga trajneri Vangjel Koja./ASNN/

Lexo edhe :  Milani zhgënjen sërish në Serie A, kuqezinjtë ndalen në barazim ndaj Cagliarit

Të fundit

Çfarë janë kutitë e zeza dhe si ndihmojnë në hetimin e katastrofave ajrore?

Të dhënat e fluturimit dhe regjistruesit e zërit në kabinë në aeroplanin e Jeju Air që u rrëzua më...

Shitu

Nga Edison Ypi A do të pasurohesh ? A do t’i thush fukarallëkut një herë e mirë: Ma nxive jetën, ma more shpirtin, mjaft të...

Si ta përballojmë stresin nga moti i ftohtë me shi

Moti i ftohtë dhe me shi shpesh mund të ndikojë negativisht në humor dhe shëndetin tonë, duke shkaktuar lodhje, demotivim dhe madje edhe stres....

Paris Hilton dhuron 100,000 dollarë për viktimat e zjarrit në Los Angeles

Paris Hilton është një tjetër personazh i famshëm që donte të mbështeste të prekurit nga zjarret në Los Angeles. “Trashëgimtarja e artë” e cila...

Parku i Drilonit nën petkun e dëborës, Rama ndan pamjet: Si i dalë nga ndonjë përrallë

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit i kanë shtuar magjinë qytetit të Pogradecit. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje...

Lajme të tjera

Web TV