Gazetarja e “Aldo Morning Show”, Griselda Katirai e cila doli me rroba banjo para Kryeministrisë pa dyshim ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Katirai doli dy ditë rresht me një palë rroba banjoje dhe u shpreh se nuk ndikohet aspak nga opinoni i njerëzve.
Ndërkohë në një intervistë për “Why not”, gazetarja ka treguar dhe reagimin e prindërve pasi e kishin parë në emision. Ajo u shpreh se pasi kishin kaluar 24 orë nga transmetimi i emisionit ka telefonuar mamanë e cila e i ka thënë se i ka pëlqyer shumë, por i vetmi merak i saj ishte të mos përfshihej me politikën.
“Nga familjarët nuk kisha asnjë telefonatë që të thoshin sa bukur, ose pse, asnjë lloj komenti. Pasi kishin kaluar 24 orë, unë telefonoj mamin për diçka dhe më thotë ‘më pëlqeve shumë zemra ime, i pashë të gjitha portalet që kishin shkruajtur, vetëm të lutem mos u përfshi me politikën’.”