“Surprizohen” ndërkombëtarët, kritika për shembjen e Teatrit, ftesë për dialog

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga raportuesi për Shqipërinë në PE e deri tek ambasadat në Tiranë ka pasur njëzëri kërkesë për dialog dhe kritika për shembjen e beftë të Teatrit Kombëtar. Ambasada amerikane asnjë reagim

Nga Blerina Gjoka

Shembja e beftë në orën 04.30 të mëngjesit të djeshëm i godinës së Teatrit Kombëtar i ka suprizuar ndërkombëtarët, të cilët e kanë kritikuar pothuajse njëzëri veprimin e ndërmarrë. Europa Nostra, organizata më e madhe në Evropë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ka reaguar e para duke e cilësuar “një ditë të trishtuar”. Kjo shoqatë e kishte marrë në mbrojtje godinën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, duke e klasifikuar si një ndër 7 objektet me rrezikshmëri shembjeje dhe po kërkonte fonde për restaurimin e tij. Gjatë ditës kanë ardhur reagime nga eurodeputetë dhe ambasadorë, përveç ambasadës amerikane në Tiranë, e cila nuk ka dalë akoma me një deklaratë zyrtare.

Europarlamentarët kritika për shembjen

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, David Lega, ka dënuar dhunën policore ndaj aktivistëve. Ai ka apeluar ndaj kryeministrit Edi Rama që të ndalë shembjen e godinës e të dialogojë me shqiptarët dhe me Europa Nostra-n.“Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë dhe i bëj thirrje kryeministrit Rama të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjitha grupet e interesuara, përfshirë Europa Nostra-n, dhe Institutin e Bankës Evropiane të Investimeve, të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor evropian i rrezikuar. I bëj thirrje kryeministrit Rama të dëgjojë apelin e komisioneres së Kulturës, Gabriel, dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në vëmendje të qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar. “- shkruan Lega në reagimin e tij.

Një tjetër reagim ka ardhur dje nga Parlamenti Evropian. Eurodeputeti gjerman dhe përfaqësuesi për çështjet e zgjerimit në PPE, Michael Gahleri, i ka bërë thirrje Ramës të ndalë shembjen e Teatrit Kombëtar dhe të angazhohet në dialog. Gahler thotë se ky Teatër është renditur si sit kulturor evropian i rrezikuar dhe duhet të dialogojë me grupet e interesuara si Europa Nostra dhe Institutin e Bankës Evropiane të Investimeve që mbështeten nga KE. “Unë e dënoj veprimin e autoriteteve dhe dhunën policore sot në Tiranë dhe i bëj thirrje kryeministrit Rama të ndalë shembjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve e aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjitha grupet e interesuara, përfshirë Europa Nostra-n dhe Institutin e Bankës Evropiane të Investimeve, të cilat mbështeten nga Komisioni Evropian dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Teatri Kombëtar është renditur si një sit kulturor evropian i rrezikuar. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisioneres së Kulturës Gabriel dhe të ndalojë dëmet e pariparueshme. Sjell në vëmendje të qeverisë shqiptare 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për të filluar negociatat. Shteti ligjor është primar”-  shkruan eurodeputeti.

Lexo edhe :  Ilir Meta poston videon: “Jam me energji të reja!”

Reagimi i BE-së dhe vendeve anëtare

Në Tiranë ka reaguar përfaqësia zyrtare e BE-së, si dhe përfaqësitë diplomatike të vendeve anëtare. Njëzëri ambasadorët kanë kërkuar qetësim të situatës dhe kanë kritikuar qeverinë për mungesën e dialogut. Në një postim në “t#itter”, përfaqësia e BE-së në Tiranë, deklaron se prishja erdhi në një kohë që kishin kërkuar dialog para një vendimi të pakthyeshëm dhe shpreh keqardhjen që thirrja nuk u ndoq nga institucionet kombëtare e vendore. “Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile, para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore. Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzim të situatës”, deklaron zyra e BE-së.

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, shprehu gjithashtu shqetësimin e tij duke e cilësuar të pakuptimtë shembjen e nxituar. Ai u bëri thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje. “Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile, si dhe sjellja transparente e qeverisë, janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje”- u shpreh ambasadori gjerman.

Po ashtu Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar duke shprehur shqetësimin për “mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në Shqipëri”. Kjo ambasadë u bëri thirrje organizuesve të protestave që “të garantojnë që ato të jenë paqësore” pasi “dhuna cënon parimet themelore të demokracisë”.

Të fundit

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Lajme të tjera

Web TV