“Sa shtrenjtë po na kushton injoranca”, Eva Murati reagon ashpër për shembjen e Teatrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja Eva Murati e ka quajtur injorancë të madhe shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ka theksuar se kjo gjë po kushton shumë.

Në një postim në “Instagram”, Murati shkruan se e ardhmja po gllabërohet nga të fortët, me britmat që shkojnë në vesh të shurdhër.

Moderatorja sportive ndër të tjera shton se kishte menduar se ata që largoheshin nga Shqipëria ishin shumë të guximshëm, por këto ditë ka kuptuar se “guxim të marri” kanë ata që rrinë këtu.

“Kultura kushton shtrenjtë por tani po shohim sa shtrenjtë kushton injoranca! Nesër, pasnesër kur të vizitojmë teatrin e ri (me apo pa kulla nga pas) në ekzaltim e sipër jo të gjithë do kujtojnë se ekzistonte mundësia për ruajtur atë godinë si pjesë e historisë së Tiranës duke e transformuar qëllimin e saj, por kjo mundësi u vodh nga ata që e marrin topin me vete në shtëpi kur loja nuk shkon si duan ata.

Gjithmonë kam menduar se ata që ikin nga Shqipëria kanë guxim por këto ditë kam kuptuar që “guxim të marri” kemi ne që zgjedhim të rrimë këtu!

Po ju lë me këtë pikturë të Goyas “Saturni që gllabëron të birin” sepse këto ditë me shembjen pa paralajmërim të teatrit në mes të natës kuptuam që një e ardhme normale na është gllabëruar nga më të fortët dhe britma sado e drejtë dhe e përkrahur që të jetë bie në vesh të shurdhët!

Mos e paçi atë fat!

Nga Eva një idealiste e zhgënjyer që sheh të bie e të harrohet çdo kauzë e ngritur ndonjëherë në këtë vend!”, shkruan Eva Murati.k.t/Fjala.al/

View this post on Instagram

Kultura kushton shtrenjtë por tani po shohim sa shtrenjtë kushton injoranca! Nesër, pasnesër kur të vizitojmë teatrin e ri (me apo pa kulla nga pas) në egzaltim e sipër jo të gjithë do kujtojnë se egzistonte mundesia për ruajtur atë godinë si pjesë e historisë së Tiranës duke e transformuar qëllimin e saj, por kjo mundësi u vodh nga ata që e marrin topin me vete në shtëpi kur loja nuk shkon si duan ata. Gjithmonë kam menduar se ata që ikin nga Shqiperia kanë guxim por kto ditë kam kuptuar që “guxim të marri” kemi ne që zgjedhim të rrimë këtu! Po ju lë me këtë pikturë të Goyas “Saturni që gllabëron të birin” sepse këto ditë me shëmbjen pa paralajmërim të teatrit në mes të natës kuptuam që një e ardhme normale na është gllabëruar nga më të fortët dhe britma sado e drejtë dhe e përkrahur që të jetë bie në vesh të shurdhët! Mos e paçi atë fat! Nga Eva një idealiste e zhgënjyer që sheh të bie e të harrohet çdo kauzë e ngritur ndonjëherë në këtë vend!

A post shared by Eva Murati (@evamurati) on

Të fundit

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Biden sërish në qendër të ‘gafave’, e radhës do t’iu shkrijë së qeshuri (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden i tha një intervistuesi se ai kishte paralajmëruar qeverinë izraelite që të mos sulmonte veten,...

“SPAK nuk të fal”, Karamuço: Meta e Monika rrezikojnë të arrestohen

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se SPAK nuk ndjek politikë penale, dhe se ka treguar që nuk fal aspak. Gjatë intervistës në emisionin “Real...

Lajme të tjera

Web TV