Veliaj tregon se çfarë do të ndërtohet në hapësirën pas Teatrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh i vendosur për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, pavarësisht protestave dhe qëndresës së artistëve.

Por në media janë ngritur pikëpyetje të mëdha ka për hapësirën pas teatrit nëse do të ndërtohen kulla, por çfarë do të ndodhë aty?

Veliaj në një intervistë për emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv deklaroi se Mund të ndërtojmë zyra për bashkinë, apartamente, hotel me 5 yje, apo shkollë, atë e vendos bashkia e Tiranës. Çdo gjë jashtë teatrit janë planet e bashkisë.

Gjithashtu, kryebashkiaku deklaroi se PD-ja pyet kush do e marrë atë, se do të vendosë gjobë. Është tokë e baskisë.

Mund të ndërtojmë zyra për bashkinë, apartamente, hotel me 5 yje, apo shkollë, atë e vendos bashkia e Tiranës. Çdo gjë jashtë teatrit janë planet e bashkisë. PD-ja pyet kush do e marrë atë, se do të vendosë gjobë.

Është tokë e bashkisë. Një hapësirë e mbushur me vaj makinash. Çfarë halli keni? Bashkia është pronare e tokës dhe si çdo pronar, pse qenka privati më i zgjuar dhe familja jonë bashkia nuk e shfrytëzon maksimalisht.

Çfarë lidhje ka me teatrin? Te teatri do të bëhet teatri. Sikur unë nuk jap mend si bëhet montazhi në studio, ju lutem keni opinione të gabuara. Secili ke puna e vet, mos besoni legjendat urbane.

Toka e bashkisë do të shfrytëzohet nga bashkia. Mund të bëjmë një hotel ne, pse mos kemi zyrat e bashkisë së Tiranës. Nuk kemi asnjë propozim për momentin, ndërsa teatrin do ta qajmë”./Fjala

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV