COVID-19 “rrënon” buxhetin, në arkën e shtetit mungojnë 132 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Efeket e pandemisë COVID-19 ndihen në arkën e shtetit, të cilës i mungojnë 132 milionë euro për 4 muajt e parë të vitit. Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se të ardhurat buxhetore në prill ranë me 30% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ndikuara nga të gjithë zërat, ku efektin kryesor e dhanë TVSH-ja, tatim fitimi, taksat nacionale dhe ato të pushtetit vendor.

Për 4-mujorin  të ardhurat janë tkurrur me 11%, të ndikuara nga performanca e dobët e marsit dhe sidomos prillit, ndërsa për dymujorin kishin rezultuar në një terren pozitiv. Në vlerë absolute, për 4-mujorin në buxhet janë mbledhur 16 miliardë lekë më pak, ose 132 milionë euro më pak, 75% e të cilës ka ardhur vetëm nga muaji prill.

Kjo performancë negative do të kërkojë rishikim të buxhetit, meqë ai, edhe pas ndryshimit të dytë, vijon të ketë një planifikim të ardhurash më të lartë se fakti 2019.

Sipas të dhënave nga Financat, për muajin prill të ardhurat totale në prill ishin 29 miliardë lekë, nga 41 miliardë lekë në prill 2019, me tkurrje 30%. Nga TVSH-ja, zëri kryesor në buxhet, dhe që është një tregues direkt i konsumit, u mblodhën 7,4 miliardë lekë, me një tkurrje prej 34% në raport me prillin 2019, duke ndikuar në një të tretën e rënies totale të të ardhurave. Tatim fitimi solli në buxhet 1,8 miliardë lekë, me një tkurrje prej 51%. Për shumë biznese pagesat e tatim fitimit u shtynë, si pjesë e paketës mbështetëse ndaj pasojave të COVID-19. Të ardhurat nga akciza ishin 2,4 miliardë lekë, me tkurrje prej 29%, për shkak të rënies së importeve të produkteve të akcizës. Tatimi mbi të ardhurat personale ra 21%.

Lexo edhe :  Berisha: Shqipëria nuk plotëson më kriteret politike për të qenë anëtare e NATO-s

Tkurrja më e madhe është ndier në taksat nacionale e të tjera, me 41%, si rrjedhojë e ndërprerjes së aktivitetit të kompanive të naftës.

Buxheti lokal ka shënuar gjithashtu humbje të mëdha. Të ardhurat nga pushteti vendor ishin 1,6 miliardë lekë, me tkurrje 65%, të ndikuara si nga taksa e pasurisë së paluajtshme, ashtu dhe nga taksat lokale.

Të fundit

TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë...

Berisha me zë Gazi!

Nga Ylli Pata Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për...

Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore

Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen si një provë për popullaritetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit do...

Publikohet lista me 28 aplikacione që duhen fshirë nga celularët, mund t’ju rrezikojnë

Këto aplikacione kanë qenë në Play Store për më shumë se 9 muaj. Konkretisht, ata kanë qenë në Play Store për 9 muajt e...

“Erdhi fituesja e Big Brother…”, deklarata nga jashtë ndez debatet mes banorëve

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më...

Lajme të tjera

Web TV