Ekskluzive/Bitri: Stërvitje me dorashka dhe maska, nuk ka më dhoma zhveshjeje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti i Partizanit, Eneo Bitri, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Fjala” tregon detajet e nisjes së stërvitjes dhe të masave që janë të detyruar t’i zbatojnë rreptësisht

Mbrojtësi i skuadrës së Partizanit, Eneo Bitri,pas dy muajsh karantinë ka zbritur në fushë, në nisjen e stërvitjes. Ashtu si klubet e tjera edhe ata janë të detyruar t’i ndjekin me përpikmëri rregullat e reja.

Përveç përdorimit të dorashkave dhe maskave, 23-vjeçari ka theksuar se ndër rregullat bazë të vendosura te “klubi i kuq”është edhe mospërdorimi i dhomës së zhveshjes, por ndërrimi i lojtarëve dhe bërja e dusheve në shtëpi.“Nuk zhvishemi në dhomat e stadiumit, por vijmë të gatshëm nga shtëpia,është zgjidhja më e mirë për të gjithë ne.”-shprehet ai.

Më tej mbrojtësi  ka pohuar edhe faktin që është në komunikim me menaxherët e klubit turk të Menemensporit për një transferim të mundshëm të atje, por thekson se çdo gjë tashmë është në dëshirën e ekipit të Partizanit.

“Po, janë të vërteta dhe kam pasur kontakte me menaxherë të Menemensporit, por, siç e kam thënë, jam në dorë të Partizanit dhe nëse ata japin OK, unë shkoj, megjithatë, edhe nëse është diçka që nuk bëhet, unë përsëri jam shumë i lumtur këtu.”-ka thënë ndër të tjera Eneo Bitri.

Si ishte periudha e karantinës, a keni hasur vështirësi gjatë stërvitjes në kushte shtëpie?

Kjo periudhë ka qenë mjaft e vështirë, pasi nuk është njësoj, si të stërvitesh në shtëpi dhe në fushë, por gjatë gjithë kohës jam munduar të mbaj gjendjen, e të jem në formë.

A mund të na tregosh me detaje rutinën tënde gjatë këtyre muajve?

Unë, personalisht, kam shkuar në Berat, pasi kam familjen atje dhe jam munduar të dal të stërvitem te stadiumi , pasi e kam afër, por gjithmonë vetëm, pa pasur kontakt me njeri.

E quani veten si një ndjekës strikt të masave të vendosura në situatën e COVID-19, apo keni thyer edhe ndonjë rregull?

Javët e para i kam zbatuar të gjitha masat e marra nga qeveria, por, si të gjithë, pak nga pak, kam dalë sa kam pasur mundësi.

Si ishte rikthimi në fushë pas më shumë se 2 muajsh pushim prej koronavirusit?

Mezi e kemi pritur këtë ditë. Na është dukur si 2 vite e jo si 2 muaj, pasi është një kohë shumë e gjatë për ne, sepse nuk kemi pasur kurrë kaq shumë pushim.

Si ka qenë stërvitja këto ditë, në çfarë masash e rregullash keni punuar?

Në stërvitje vijmë me dorashka dhe maska të gjithë, na masin temperaturën para se të zbresim në fushë, mbajmë distancën e sugjeruar dhe kemi respektuar çdo rregull.

Po në dhomat e zhveshjes si procedoni, sa veta lejoheni në të njëjtën kohë?

Nuk zhvishemi në dhomat e stadiumit, por vijmë të gatshëm nga shtëpia. Është zgjidhja më e mirë për të gjithë ne.

A ka rezultuar ndonjë lojtar apo pjesëtar stafi me temperaturë deri më tani?

Normalisht që jo shyqyr Zotit, pasi kushdo që nuk e ndien veten mirë njofton doktorin e ekipit në fillim dhe më pas është detyra e tij të marrë masat, nëse ka shenja.

Sa mendon se do të ndikojë kjo periudhë tek ti dhe sa te skuadra?

Shpresoj të mos ndikojë negativisht kjo situatë, sepse duket që është situatë shumë e vështirë për të gjithë ne. Për ekipin tonë mendoj se kjo ndalesë do të jetë pozitive,sepse para se të ndalonte kampionati kishim rezultate negative dhe mendoj se kjo periudhë na ka bërë të reflektojmë dhe të kthehemi më të uritur në stërvitje.

A mendon se do të mundeni të ktheheni në formën e para një viti?

Mendoj se Partizani i ka mundësitë të shkojë sa më lart në tabelë këtë sezon.

Të ndalemi në vijimin e kampionatit, në mbylljen e ndeshjeve të mbetura. A është e mundur që Partizani të rikthehet në garën për titull, duke parë se para ka një Tiranë, e cila në 15 ndeshjet e fundit në kupë dhe kampionat është e pamposhtur?

Lexo edhe :  VIDEO/ Mbetet e hapur gara për vendin e katërt, Atalanta bën “vetëvrasje” ndaj Veronës

Por të mos harrojmë që janë akoma dhe 10 ndeshje, 30 pikë në total. Kemi mundësi të bëjmë maksimumin dhe në fund kush ta meritojë, e fiton.

Ka shumë fansa të Partizanit që shprehin se një nga problemet e ecurisë negative këtë vit janë trajnerët. Sa do të ndikonte në nivelin e ekipit nëse Skënder Gega do të rikthehej në krye të stolit të kuq?

Profesor Gega është një trajner që e njeh mirë ambientin e Partizanit dhe mendoj që do të bënte maksimumin e tij që ekipi të ishte sa më mirë, siç është duke bërë edhe mister Sormani.

Si janë marrëdhëniet tuaja me trajnerin Adolfo Sormani, dhe a mundet ai që ta ringrejë ekipin?

Mister Sormani është një njeri mjaft pozitiv. Marrëdhëniet me të i kam shumë të mira, pasi është tipi i trajnerit i cili i konsideron lojtarët si shokë. Në stërvitje na kërkon çdo herë të përmirësohemi më shumë, që kur të jemi në fushën e lojës, të jemi sa më të përqendruar dhe të marrim maksimumin nga ndeshja.

Nëse në të ardhmen do të vinte një ofertë e majme nga Tirana, do ta lije Partizanin për të kaluar te bardheblutë dhe pse?

Ne jemi profesionistë dhe dihet që në Shqipëri derbi përjetohet shumë, por mendoj se nuk do ta pranoja atë ofertë, sido që të ishte.

Kohët e fundit kanë qarkulluar lajme se ekipi turk i Menemensporit është i interesuar për të blerë kartonin tënd, sa të vërtetë janë këta zëra?

Po janë të vërtetë dhe kam pasur kontakte me menaxherë të Menemensporit, por, siç e kam thënë, jam në dorë të Partizanit dhe, nëse ata japin OK, unë shkoj, megjithatë, edhe nëse është diçka që nuk bëhet, unë përsëri jam shumë i lumtur këtu.

E ke menduar ndonjëherë si do të ishte, nëse do të luaje në ndonjë kampionat të huaj, dhe kë do të zgjidhje si skuadrën e ëndrrave?

Çdo futbollist ëndërron që një ditë të luajë me ekipe evropiane dhe si një tifoz interist do të thosha që do të doja të luaja me Interin, normalisht.

Duke parë se te ekipi ku ndodhesh ka shumë emra të mirë, cilin prej tyre do të veçoje si shembull për t’u ndjekur dhe përse?

Po, e vërtetë, jam shumë me fat që jam pjesë e këtij ekipi, i cili ka futbollistë me CV shumë të mirë. Do të veçoja autoritetin e Telushit, zgjuarsinë e Belicës, të cilin të gjithë e thërrasim profesor, dhe forcën e Trashit.

Po në të gjitha skuadrat e Superligës, përveç Partizanit, a ka ndonjë emër që të duket shumë herë më i mirë se të tjerët?

Në fakt, Superliga ka mjaft emra interesantë që kanë potencial për të luajtur, jo vetëm këtu, por edhe jashtë Shqipërisë.

Cili ekip mendon se do ta marrë titullin, nëse do të kemi rikthim te kampionati?

Unë mendoj se titullin do ta marrë Partizani, ndonëse jemi në pozita të vështira, gara është akoma e gjatë dhe, siç thashë edhe më parë, ne besojmë se do të marrim maksimumin në çdo ndeshje.

Duke parë situatën ku ndodhet e gjithë bota, për shkak të COVID-19, je pro apo kundër rikthimit të futbollit dhe pse?

Normalisht, jam pro, sepse e shoh që po normalizohet çdo gjë dhe futbolli është një lojë që ndiqet dhe e përjetojnë njerëzit në të gjithë botën.

Keni ndonjë mesazh që do të doje ta thoshe për këdo që është duke lexuar këtë intervistë?

Mesazhi im është që të qëndrojmë sa më të fortë dhe ta kalojmë bashkë këtë sprovë të madhe.

/Nga Katerina Tafa/ Gazeta Fjala/

 

Të fundit

Kumbaro ultimatum prefektëve: Zero tolerancë për struktura betoni në plazhe

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit për t’u...

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, si arritën shqiptarët të korruptonin latino-amerikanët

Është zhvilluar dhe në Belgjikë seanca e radhës për një nga proceset “SKY ECC” me 40 të pandehur, shqiptarë e kolumbianë, të akuzuar për...

Konfirmoi shtatzaninë/ Sara Gjordeni reagon sërish dhe ka dy fjalë për fansat

Sara Gjordeni mbrëmjen e kaluar konfirmoi shtatzëninë me Bardhin, me të cilin u lidh brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Pas lajmit të bukur që...

Izraeli mori hak ndaj Iranit, ja çfarë ndodhi papritur me çmimin e naftës

Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj sulmit të drejtpërdrejt...

Nëna rreh fëmijët e mitur, ish-bashkëshorti e kallëzon në polici

Një 28-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë, pasi ish-bashkëshorti i saj e ka kallëzuar se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të mitur. Xh.M.,...

Lajme të tjera

Web TV