Shpërthejnë dy diga në 24 orë, evakuohen 10 mijë njerëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy diga kanë shpërthyer pas disa ditësh reshje të mëdha në Michigan, duke detyruar evakuimin e rreth 10,000 njerëzve.

Për herë të dytë në më pak se 24 orë, familjet që jetojnë përgjatë dy liqeneve dhe një lumi u urdhëruan të martën të largoheshin nga shtëpia.

Guvernatorja e Michigan Gretchen Whitmer tha se një qark mund të jetë ‘nën afërsisht 9 metra ujë’.

“Një përmbytje jashtëzakonisht e rrezikshme është duke vazhduar përgjatë lumit Tittabawassee në qarkun Midland për shkak të dështimeve të digave katastrofike në digat Edenville dhe Sanford,”- tha shërbimi i motit në faqen e tij të internetit, duke vënë në dukje se kush ndodhet afër lumit duhet të kërkojë tokë më të lartë menjëherë, të jetë i përgatitur për evakuime të menjëhershme, dhe jo të udhëtojnë me makina në rrugë të përmbytura.

 

“Kjo përmbytje do të vazhdojë gjatë gjithë gjatësisë së lumit në qarkun Midland dhe ndoshta do shtrihet në qarkun Saginaw.”-tha Gretchen Whitmer.

Guvernatorja e Michigan të martën deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme për Midland County dhe u bëri thirrje banorëve të kërcënuar nga përmbytja të evakuojnë zonën. Ajo shtoi se strehëzat janë hapur në të gjithë qarkun dhe janë në dispozicion të banorëve që kanë nevojë për një vend për të shkuar.

“Kjo është ndryshe nga gjithçka që kemi parë në Midland County,” deklaroi ajo. ‘Nëse keni një anëtar të familjes ose një të dashur që jeton në një pjesë tjetër të shtetit, shkoni atje tani.’k.t/Fjala.al/

Të fundit

Rritet numri i kërkesave nga emigrantët për të votuar në zgjedhje, ja sa janë regjistruar

Ka shkuar në 134,787 numri i emigrantëve të regjistruar dhe me të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare...

Nga Meta te Jenisheri, koalicioni i ‘frikshëm’ i Berishës për 11 majin

Shumica e emrave që do të shfaqen në krah të Berishës si aleatë nuk kanë asnjë peshë elektorale, por duket se kjo nuk ka...

SKANDALOZE/Buqetat e luleve rezultojnë të kontaminuara me…

Analizat laboratorike të buqetave me lule në Francë zbulojnë ndotje masive nga pesticidet, disa prej të cilave janë të ndaluara në Evropë, sipas një...

Pas kaosit, deputetët kthehen nesër në Kuvend pritet votimi i Kodit Zgjedhor

Pas seancës së kaosit, deputetët do kthehen nesër në Kuvend. Seanca e së enjtes u shty për të hënën e 17 shkurtit, pasi debatet...

Rama i prerë: Për aq kohë sa do jem në krye të qeverisë, nuk do të pranojmë palestinezë

Kryeministri Edi Rama, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka mohuar lajmet se qeveria amerikane po planifikon të dërgojë refugjatë nga Palestina në Shqipëri. “Nuk...

Lajme të tjera

Web TV