Gjyqtari Luan Daci vijon të jetë i pezulluar nga detyra, pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh.
Pas seancës në Gjykatën e Posaçme, kanë reaguar avokatët e tij, Jordan Daci dhe Andi Dura, të cilët kanë thënë se do të ankimojnë vendimin për pezullimin nga detyra të gjyqtarit.
Avokati Jordan Daci tha se mbi gjyqtarin e KPA-së nuk ekziston asnjë vepër penale. “Nuk mund të pezullohet dhe këtë mund ta bëjë vetëm kushtetuesja. Ai kishte detyrim të deklaronte atë që i thotë formulari dhe ai nuk ka dhe nuk ka pasur masë në fuqi. Kjo vepër penale nuk ekziston.
Ai nuk ka asnjë lloj vepër penale. Nuk ka pasur dhe nuk ka masë në fuqi. Kemi kërkuar procesverbalin, që fatkeqësisht nuk ekziston. Problemi nuk ka të bëjë me faktin se çfarë unë pretendoj të jem, por me atë se çfarë të tjerët thonë se jam. Vendimin do ta ankimojmë. Jemi besimplotë se keqkuptimet do të sheshohen”, thanë avokatët./Fjala.al