Ish-komisioneri i Zgjerimit Hahn: Miqtë e Ballkanit e kanë vendin në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Evropian për Buxhetin dhe Administratën Johannes Hahn deklaroi se Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe se përpjekjet e vendeve në rajon do të njihen.

Në një intervistë për një medie kroate ai tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një proces i bazuar në meritë dhe se si i tillë, është në interesin e vërtetë të BE-së.

“Bëhet fjalë për eksportimin e stabilitetit në vend të importimit të paqëndrueshmërisë” tha ish-komisioneri për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe negociatat e zgjerimit.

Ai u bëri thirrje “miqve nga Ballkani” që të vazhdojnë me reformat në rrugën evropiane dhe se këto përpjekje do të njihen.

Ai kujtoi se muajin e kaluar, BE vendosi të hap negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, megjithë krizën për shkak të pandemisë./b.b/fjala.al

Të fundit

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Aplikacioni Telegram rrezikon bllokimin në Rusi, Kremlini: Po përdoret nga terroristët

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar sot se aplikacioni i komunikimit Telegram dhe krijuesi i tij Pavel Durov duhet t’i kushtojnë më shumë...

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi listën e familjeve të Kombinatit, të cilat përfitojnë bonus qiraje pasi banesat e tyre u prekën nga procesi i...

Sterilizimi/ Ilir Beqaj zbulon detaje nga dosja hetimore: Kemi bërë kërkesë për…

Pas daljes nga SPAK ku u njoh me dosjen hetimore për Sterilizmin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, tha...

Lajme të tjera

Web TV