Renato Mekolli shpreh zhgënjimin: Po na falimentojnë, do largohem nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Renato Mekolli, një nga shefat e kuzhinës më të njohur në Shqipëri, shprehet i zhgënjyer me masat e qeverisë për të mbyllur lokalet gjatë fundjavës dhe orarin e kufizuar. Në një intervistë në ‘Ilva Now’ në Euronews, ai tha se, nga një anë shteti nuk u ka ofruar asnjë ndihmë dhe nga ana tjetër po i penalizon në mënyrën më të rëndë të mundshme.

“Jemi në një situatë tragjike. Restorantet prej 3 muajsh nuk kanë punë. Ndihmë nga shteti nuk ka aspak, është një situatë kaosi. Vërtetë ne kemi një orar deri në orën 21:00, por atëherë dalin të gjithë njerëzit dhe janë të qetë për të shijuar ndonjë darkë”, shprehet z. Mekolli.

Ai tregon se, nga 15 persona që punonin në kuzhinën e restorantit të tij, sot gjenden vetëm 7 vetë. Renato Mekolli krahason atë që po ndodh në vendin tonë me Greqinë, duke theksuar se mbyllja është bërë më vonë ndërsa hapja ka ardhur njëkohësisht me ne.

“Greqia u mbyll më vonë dhe sot që flasim janë hapur të gjitha. Turizmi, restorantet dhe lokalet janë të hapura. Jam pro masave dhe protokollit të sigurisë, por nuk mund të na vënë kufizime. Po falimentojnë bizneset, jashtë kanë mbështet nga shteti këtu nuk ka asnjë lloj mbështetje. Kjo është qesharake. Në një kohë normale në kuzhinën time duhet të ishin 15 veta, tani janë 7 persona. Këtu çalon gjithçka se asnjëri nuk ka besim, ka dhe interesa personale dhe të gjithë nuk bëhen bashkë”, shprehet ai.

I gjendur përballë kësaj situate, z. Mekolli thotë se ka vendosur që të largohet nga Shqipëria. “Kjo situatë të bën që të dalësh nga vetja dhe të thuash se ky vend nuk është për të jetuar. Shikoj që nuk kam mbështetje nga shteti dhe njerëzit që na drejtojnë, situata është absurd. Do të largohem nga Shqipëria dhe ia kam vënë syrin Los Angeles. Dëshira ime është që të jap pasionin dhe dëshirën time dhe të ndjej që ajo që jap të më kthehet”, theksoi z. Mekolli.

Të fundit

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Lajme të tjera

Web TV