“SHBA përdor viktimat e Covid-19 si mish për hamburger”, media kineze mbyllet për lajme të rreme

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kina ka mbyllur menjëherë një media me miliona ndjekës për përhapjen e lajmeve të rreme dhe teori konspirative.

Një prej artikujve më të lexuar ishte akuza se SHBA I përdorte trupat e viktimave nga Covid-19 për hamburger. Media e quajtur ‘Zhi Dao Xue Gong’, e përkthyer në anglisht ‘Scholar Palace for Ultimate Truth’, arriti rreth dy milionë shikime vetëm në muajin prill, derisa u censurua të dielën.

Lajmi krijoi shumë polemika pas botimit të artikullit në fillim të këtij muaji. Pekini ka fshirë rreth 6 mijë artikuj dhe ka mbyllur rreth 18.500 llogari që nga muaji mars deri më tani pasi kanë publikuar lajme të rreme për pandeminë e koronavirusit.

‘Zhi Dao Xue Gong’ filloi të botojë artikuj në WeChat në vitin 2015 me një total të vlerësuar prej një milion ndjekësish aktiv. Vetëm në prill, faqja arriti të mbledh mesatarisht 1.7 milion shikime për postim, sipas raporteve të mediave.

Në artikullin i cili mbylli dhe llogarinë e kësaj media shkruhej se miliona amerikanë kishin vdekur dhe se numri i tyre është shumë herë më i lartë nga sa publikojnë autoritetet amerikane (pa dhënë prova për këtë pohim).

Ndërkohë SHBA ka raportuar gjithsej 99.462 vdekje, shkruan Daily Mail.

Në artikull gjithashtu shkruhej se miliona trupa të viktimave të koronavirusit përpunoheshin në mish të grirë dhe përdoreshin për hamburger.

“Në ditën e sotme, shumë fabrika të mishit në SHBA kanë falimentuar. Mishi i njeriut jo vetëm që do të mund të zgjidhte problemin ekonomik dhe mungesën e ushqimitm, por edhe problemin e trajtimit të viktimave. Dy zogj, një gur.”, shkruhej në artikull./Fjala.al/R.G

Të fundit

Dy të rinjtë u bënë milionerë në kohë pandemie, por…

Dy zviceranët, Jascha Rudolphi dhe Luca Steffen gjetën mënyrën të bëjnë para gjatë pandemisë. Ata janë bërë milionerë gjatë valës...

Parashikimet nga 21-22 deri më 28 shkurt

DASHI: Po vijnë ditë kaotike. Disa mund të fillojnë nga e para. Nesër hëna do të jetë disonante. Priten ngadalësimet në punë. DEMI: Momente të forta agjitacioni....

Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë dhe të afërmit...

Në kërkim për plagosjen e rëndë të 65-vjeçarit, arrestohet 42-vjeçari në Pogradec

Policia ka arrestuar një 42-vjeçar në Pogradec, pasi ishte shpallur në kërkim për 'Plagosje e rëndë me dashje". Pas një konflikti për motive të dobëta,...

Sasia e mishit të kuq që duhet të hamë çdo ditë dhe javë

Sa duhet ngrënë, pse është mirë dhe pse jo, a mund ta teprojmë? Mendimet e ekspertëve janë të ndryshme. Çfarë nënkuptojmë kur është fjala për...

Lajme të tjera

Web TV