Mjeku infektolog, Pëllumb Pipero, së fundmi, është bërë personazhi kryesor në mediat shqiptare me daljet e tij të shpeshta.
Në një media televizive, ai ka treguar një episod të pazakontë që i ka ndodhur, , teksa po ecte në rrugë.
Meku tha se është ndaluar nga dy vajza dhe mendoi se do të bënin foto me të, por ato e pyetën se kur do të hapen lokalet e natës.
“Isha duke ecur në rrugë dhe më ndaluan dy vajza, o doktor o doktor! Unë thashë se donin të bënin ndonjë foto me mua. Edhe çne kjo fytyra ime, nuk shkon me ato vajzat, ska kuptim, megjithatë…thashë se donin foto, ato më thanë kur do hapen lokalet e natës? Po mirë, kaq të rëndësishme qenkan lokalet e natës, ndërkohë që virusi është nëpër këmbë. Nuk e kuptoj. Duhet të ruhemi dhe të bëjmë kujdes sepse virusi nuk është zhdukur”, tha Pipero./E.B./Fjala.al