Këstet e tatimit mbi fitimin, Denaj: Bizneset me xhiro nën 14 mln lekë nuk paguajnë këtë vit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka prezantuar disa projektligje lidhur me ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë pandemisë.

Pagesat e kësteve të tatim fitimit do të shtyhen tha Denaj, teksa sqaroi se bizneset me xhiro nën 14 milionë lekë do i paguajnë për të njëjtën periudhë vitin tjetër, po ashtu edhe bizneset me mbi 14 milionë lekë do shtyhen deri në tetor, dhe do paguhen në periudhën tetor- dhjetor 2020, kurse të papaguarat në 2021.

Denaj bëri thirrje që parlamenti të miratojë huamarrjen prej 190 milionë eurosh nga FMN e cila do të jetë kredi me interes të ulë dhe do i shërbejë rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë.

”Po ju parashtroj disa akte normative. Parlamenti ka miratuar shtyrjen paraprake të kësteve të tatim fitimit nën 14 milionë lekë. Këto masa lehtësuan mbi 50% të bizneseve. 49 mijë biznese. Janë 25 mijë biznese që përfitojnë nga shtyrja e afatit të bilanceve.

Për tatimin mbi të ardhurat, për bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë nuk do të paguhen për këtë vit këstet. Bizneset mbi 14 milionë lekë do shtyhen për në periudhën e njëjtë të vitit tjetër. Edhe call- centers nuk do paguajnë për këtë vit.

Ky projekt-akt në fazën e dytë të përgatitjes 2021- 2023 dhe në projektbuxhetin  e 2021 komfort afateve që parashikon ligji.

Por edhe për huamarrjen nga FMN. Menjëherë pas vlerësimit për një impakt në defiçitin buxhetor prej emergjencës së pandemisë, qeveria negocioi me FMN për aktivizimin e shpejtë të këtij instrumenti. 190 milionë euro do i shërbejnë rimëkëmbjes ekonomike. Do të jetë kredi për 4.5- 5 vite me interes të ulët.

Lexo edhe :  Rritet besimi në ekonomi/ Muaji korrik preku nivelin më të lartë në 4 vite për bizneset, për konsumatorët i pandryshueshëm

Për të finalizuar më shpejt këtë proces ju ftosh ta miratojmë këtë projektligj.”- tha Denaj.k.t/Fjala.al/

 

 


Të fundit

Nuk shuhen flakët në malin e Tërbunit, në terren edhe 100 trupa ushtarake

Pukë, vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në malin e Tërbunit. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 20...

Rama jep lajmin e bukur: 23,342 fëmijë erdhën në jetë bashkë me bonusin e bebes

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e tij me lajmin e bukur se 23,342 fëmijë që kanë sjellë gëzim për familjet e tyre...

Parashimkimi i motit/ Ditë e nxehtë sot, ja sa do të shënojë termometri

Paraditja ne pjesën me te madhe te vendit do te jete ne ndikimin e motit te kthjellet. Sipas MeteoAlb ne vijim vranësirat e lehta...

Horoskopi sot, 14 gusht 2021

Dashi Me aspektin e sotëm në lojë, ju mund të zbuloni diçka për një mik për të cilin gjithmonë dyshonit dhe madje shpresonit, por kurrë...

Motra e Kosta Grillos për gazetarin: Është në gjendje të qendrueshme, po mbahet mirë

Gazetari Kosta Grillo i cili qëndron që prej ditës së djeshme në spitalin Memorial në Turqi, si pasojë e infektimit të tij me Covid-19,...

Lajme të tjera

Web TV