Zbulohet tuneli sekret i El Chapos, nën kufirin SHBA-Meksikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjentët e armatosur AS në kufirin SHBA-meksikë, kanë zbuluar tunelet e fshehta që njihen si “tunelet narko”, atje ku kartelete drogës punojnë ditë-natë për të siguruar miliona dollarë. Tuneli gjendej nën këmbët e tyre për vite me radhë.

Grupet e terroristëve kanë punuar në kushte ekstreme muajt e fundit për shkak të pandemisë, ndonëse sipas mediave vendase, puna e tyre për të krijuar të tilla tunele të fshehta për të punuar në qetësi, ka vijuar ndër dekada, vetëm duke u perfeksionuar gjithnjë e më shumë.

Në muajin mars, agjentët amerikanë zbuluan drogën në vlerën e 30 milionë dollarëve, në tunelin 600 metra në San Diego, të pajisur me sistem ventilimi të sofistikuar, madje edhe me hekurudhën e vet.

Tuneli mes Tijuanës në Meksikë dhe Kalifornisë, ishte ndërtuar me mure të forcuara dhe në të u gjetën pako të tëra me kokainë, heroinë dhe metamfetaminë. Ky është tuneli i dytë që u zbuluan, ndërtuar nga kartelet meksikane të drogës, pas atij të zbuluar në muajin janar. Ai shtrihet për më shumë se 1 km nën kufirin SHBA-Meksikë. Gjatë ndërhyrjes së agjentëve, asnjë person nuk u gjet në tunel, përveç sasisë së drogës por autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për kartelin që drejtohet nga organizata e krimit të organizuar të El Chapo-s, një pioner i këtyre tuneleve që prej viteve ’80./Fjala.al/Burimi:The Sun

Të fundit

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta,...

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë në krahasim me...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë...

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të këtij institucioni. Ai do të zëvendësojë...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Lajme të tjera

Web TV