Ç’po ndodh në Korçë? Katër tërmetet shkaktojnë panik te banorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër lëkundje sizmike janë regjistruar këtë të shtunë në zonën e Korçës, duke filluar që prej orës 09:00 dhe të fundit të regjistruar në 17:35.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare, tërmet kanë qenë me magnitudë 2.3; 2.6; 3.4 dhe 3,6 më i fortë, por thellësia e vogël ka bërë që të ndihen shumë, duke shkaktuar panik te banorët. Lëkundjet më të forta, raportohen me 2 km dhe 1 km thellësi.

Fatmirësisht mësohet se nuk kanë shkaktuar dëme materiale, vetëm panik te banorët të cilët i frikësohen mundësisë për një goditje më të fortë në orët në vazhdim.

Korça njihet si zonë sizmike, ndërsa këto lëkundje vijnë një vit pas tërmetit të fuqishëm të 1 qershorit 2019, me magnitudë 5.3 e shkallës Rihter që shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe 4 të plagosur./E.B./Fjala,al

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV