Paralajmërimi i BB/Meta: Gjeni konsesus, qytetarët të shprehen edhe për deputetët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të Bankës Botërore, ku thuhet se situata e pandemisë do të zhysë në varfëri shqiptarë, nga 39,6 deri në 46,6% të popullsisë.

Kreu i shtetit u kërkon palëve politike të mbajnë premtimin e tyre për të gjetur konsensusin për reformën zgjedhore, që qytetarët të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë

Postimi i plotë:

“Edhe pse është e diel të mos harrojmë paralajmërimet e fundit të Bankës Botërore:

“Covid-19 do të zhysë në varfëri, në skenarin më të mirë rreth 100 mijë shqiptarë, dhe në rastin më të keq diçka më shumë se 200 mijë individë, thotë Banka Botërore në raportin më të fundit të publikuar për ndikimin e Covid-19 në mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor si dhe në normat e varfërisë. Banka Botërore parashikon disa skenarë të ndryshëm, sipas të cilëve, të varfërit në Shqipëri mund të ngjiten në 39.6% të popullsisë, në rastin më të mirë, dhe deri në 43.6% në skenarin më të rëndë. Në të dyja skenarët, Shqipëria do të vijonte të ishte vendi me normën më të lartë të të varfërve në raport me popullsinë në rajon”.

Ndaj sot të gjithë presin nga palët të mbajnë premtimin e tyre për konsensus.

Jo vetëm kaq, pasi edhe kjo është shumë pak.

Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s’duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi.

Dhe për të dhënë shembullin i pari ju ftoj të vendosni edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, që në këtë vend Presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe Republikës.” shkruan Meta në Facebook.

Lexo edhe :  “Jemi vrarë nga pak të gjithë”/ Arbana Osmani reagon pas sulmit ndaj Top Channel

Të fundit

“Është cënuar siguria kombëtare”/ Gogu: Të nisë urgjent hetimi për Monika Kryemadhin!

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Toni Gogu u ka bërë thirrje organeve hetimore që të nisin hetimin për deputeten...

Një ditë pasi la spitalin, Papa Françesku kryeson shërbesën e së Dielës

Papa Françesku drejtoi një shërbim të së Dielës së Palmës një ditë pasi u lirua nga spitali pas një periudhe bronkiti dhe i kërkoi...

Veliaj flet për pastrimin në Tiranë/ I dhamë fund tymit kanceroz që vinte nga mbetjet

Kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, në videomesazhin e kësaj fundjave jave foli për pastrimin e kryeqytetit. Veliaj tha se institucioni që ai...

Sekuestrohen mbi 17 mijë euro në Rinas, procedohet 31-vjeçari

Në pikën kufitare të Rinasit u bllokuan ditën e sotme mbi 17 mijë euro. Policia thotë se është proceduar poseduesi i tyre, një 31-vjeçar, i...

Kush do të jetë fituesi i BBV? Olta i shkrin të gjithë me përgjigjen

Olta Gixhari u largua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP” pas 100 ditëve qëndrim. Malli për të birin bëri që një ndër konkurrentet...

Lajme të tjera

Web TV