VIDEO/ Shoferi i kamionit tenton të shtypë protestuesit në SHBA, por ja çfarë i ndodh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoferi i një kampioni cisternë është futur në mes të turmës së njerëzve që po protestonin pas vrasjes së George Floyd nga një polic, i cili i mori frymën duke i vendosur gjurin në fyt, dhe ka tentuar që t’i shtypë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën I-35W të Minneapolis ku kamioni ka lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim qytetarëve që ndodheshin aty.

Nga autoritet bëhet me dije se kamioni nuk e ka goditur asnjë demonstrues, por ai është ndalur më pas nga turma, të cilët e kishin rrethuar raporton NBC NEWS.

Shofer i kampionit ishte 35-vjeçari Bogdan Vechirko, të cilin e nxjerrin nga kabina dhe e rrahin në mes të rrugës.  Protestuesit e dhunuan deri në momentin që e dorëzuan te policët që kishin dalë në vend të ngjarjes për të mbajtur situatën nën kontroll.

Shoferi i kamionit është arrestuar dhe më pas është dërguar në spital për trajtim pas lëndimeve trupore që i kishte marrë nga protestuesit. Motivet e shoferit nuk dihen, por gjykuar nga pamjet ai kishte për qëllim të shtyp turmën që ishte mbledhur.k.t/Fjala.al/

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV