Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Amfiteatri kthehet në universitet, Fakulteti Ekonomik mësim te liqeni artificial

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv/dekani i Fakultetit Ekonomik, Alban Korbi, tha për gazetën “Fjala” se, për shkak të hapësirës, zhvillimi i konsultimeve me studentët do të jetë më i sigurt në natyrë

Ina Allkanjari

Ashtu si Aristoteli, filozof i Greqisë antike, i cili krijoi shkollën e njohur, ku mësimet bëheshin jashtë në natyrë, dhe studentët shoqëroheshin në sheshin pranë tempullit të Apollonit, edhe Fakulteti Ekonomik ka vendosur të zhvillojë konsultime me studentët në Amfiteatrin e Tiranës. Të kushtëzuar prej COVID-19, për të parandaluar përhapjen e tij, ky fakultet ka vendosur që disa orë konsultime t’i zhvillojë në natyrë.

Prej datës 1 qershor disa universitete në vend hapën dyert për rikthimin e studentëve të vitit të tretë bachelor dhe të vitit të dytë master, në auditorë. Në një prononcim për gazetën “Fjala”, zëvendësdekani i Fakultetit Ekonomik, Alban Korbi, tregon se falë bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës, disa prej konsultimeve me studentët do të realizohen në amfiteatër.

“Çdo të hënë dhe të enjte do të zhvillohen konsultime me studentët në Amfiteatrin e Tiranës për lëndët Drejtim Marketingu dhe Menaxhim i Burimeve Njerëzore, pasi janë lëndë më teorike. Për shkak të hapësirës, zhvillimi i konsultimeve me studentët do të jetë më i sigurt”, shprehet Alban Korbi.

Për sa i përket numrit të studentëve që do të rikthehen në auditorë, zëvendësdekani Korbi  sqaron se para tri javësh është realizuar një pyetësor me studentët e Fakultetit Ekonomik, dhe 900 studentë të të gjitha degëve lajmëruan që do të kthehen në auditorë. Ndërkohë më 1 qershor Korbi tregon se kanë qenë të pranishëm rreth 250 studentë.

“Më 1 qershor filluan dy degë, Financa dhe Ekonomiksi, javën tjetër do të fillojë Administrim Biznesi dhe Informatika-Ekonomike. Në muajin qershor do të realizohen përsëritje dhe konsultime me studentët e vitit të tretë bachelor. Në korrik këta studentë do të bëjnë provimet dhe mbrojtjen e diplomës”, shprehet Alban Korbi.

Për sa u përket studentëve të vitit të dytë master, Korbi tregon se se në muajin korrik këta studentë do të mbrojnë diplomat, pasi nuk kanë provime, vetëm përgatitje teme për diplomë.  Nga ana tjetër, lidhur me masat e marra për të ruajtur distancimin mes studentëve, për të parandaluar përhapjen e COVID-19, zëvendësdekani shprehet se po ofrohet siguri maksimale.

“Kemi bërë të mundur që në një sallë leksioni e cila mund të ketë kapacitet prej 110 vendesh, të shfrytëzohen vetëm 20 vende, në mënyrë që të sigurohet distancimi mes studentësve. Pra, distanca mes tyre të jetë 1,5 – 2 metra. Në hyrje të Fakultetit duhet të matet temperatura, gjithashtu po u përmbahemi rregullave për sa u përket maskave dhe dezinfektimit. Gjithashtu, janë vendosur në Fakultet rregullore për masat që duhet të zbatohen”, tregon Korbi.

Më tej zëvendësdekani thekson se është llogaritur që grupet e studentëve të mos futen në auditorë në të njëtën kohë për të shmangur dyndjet në korridor. Gjithashtu, në momentin që një klasë futet, nuk duhet të dalë klasa tjetër. Pra, të mos ketë përputhje në hyrjen e një grupi me daljen e një tjetri, të jenë me orare të ndryshme.

Rikthimi në auditore, zëvendësministri i Arsimit

Lidhur me rikthimin e studentëve në auditorë, zëvendësministri i Arsimit, Olti Rrumbullaku, në një prononcim për gazetën “Fjala”, shprehet se e kanë ndjekur situatën nga afër. Ai thekson se vetë universitetet kanë marrë masat e duhura, bazuar në rregullore, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Universitetet sot kanë pasur mundësi të hapin dyert për të zhvilluar, përsëritje apo konsultime përtej mësimit online. Shumë prej universiteteve filluan më 1 qershor, ndërkohë disa fakultete të tjera pritet të hapen më 8 qershor, për të zhvilluar konsulta për një periudhë 2-3-javore gjatë këtij muaji, për t’u përgatitur për provimet”, shprehet Rrumbullaku.

Lexo edhe :  Pamje/ Rama publikon projektin për rindërtimin e shkollës "Arben Broci"

Ndërkohë disa fakultete ende nuk janë hapur, pasi sipas zëvendësministrit të Arsimit këto fakultete po marrin masat e duhura për të rikthyer studentët në auditorë.

“Sipas menaxhimit të bërë nga vetë fakultetet, po mundësohet zhvillimi i konsultave për degë të ndryshme”, thekson Rrumbullaku.

Më herët Ministria e Arsimit ka deklaruar që muaji qershor të përdoret për konsultime, ndërkohë muaji korrik për të realizuar provime dhe diplomime. Në vendim thuhej se fakultetet që kanë hapësira të jashtme, mund t’i realizojnë konsultimet me studentët jashtë. Sipas Rrumbullakut, kjo kërkesë e Ministrisë së Arsimit ka qenë opsionale, për shkak të pandemisë, ndërkohë vetë fakultetet do të vendosin për mbarëvajtjen e konsultimeve. Nga ana tjetër, zëvendësministri i Arsimit përmend rastin e Fakultetit Ekonomik, i cili ka arritur një marrëveshje për të realizuar konsultime me studentët në Amfiteatrin e Tiranës.

Ndërsa disa fakultete kanë nisur konsultimet, mësohet se në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë studentët nuk janë kthyer ende në auditorë. Kjo pasi data 15 qershor është menduar si një datë rikthimi për të hapur dyert e universitetit, në mënyrë që studentët të kenë mundësi të përgatiten për provimet.

Qëndresa Qytetare

Organizata jofitimprurëse Qëndresa Qytetare prej kohësh ndjek nga afër problematikat e studentëve në vend, shpesh herë duke u ardhur në ndihmë nëpërmjet kërkesave të shumta drejtuar Ministrisë së Arsimit, lidhur me problemet e tyre.

Në një prononcim për gazetën “Fjala”, përfaqësuesi i Qëndresës Qytetare, Rigels Xhemollari, shprehet se me rikthimin e studentëve në auditorë janë interesuar për masat e marra për të parandaluar përhapjen e virusit mes studentëve, dhe çdo gjë është zbatuar sipas rregullores.

“Vumë re që rikthimi i studentëve u shoqërua me distancimin e duhur, dhe zbatimin e masave që nga përdorimi i imaskave deri te dezinfektuesit për të ofruar siguri sa më të lartë”, shprehet Xhemollari.

Sipas tij, në këtë periudhë shqetësues mbetet programi dhe ngarkesat e studentëve, të cilëve do t’u duhet të realizojnë provimet.

“Ajo çfarë na shqetëson është programi i studentëve, pasi nuk është reduktuar asgjë, ndërkohë që shumë shpejt atyre do t’u duhet t’i japin provimet. Kemi pasur ankesa nga studentët për këtë fakt. Mësimi online është marrë si i mirëqenë pavarsisht nëse ka qenë efektiv apo jo, dhe tashmë studentët po përballen me një ngarkesë të lartë”, tha Xhemollari.

Për sa i përket kërkesës së Ministrisë së Arsimit për zhvillimin e konsultimeve në hapësirat e jashtme në disa fakultete, Xhemollari shprehet se nuk mendoj që do të jetë funksionale, kjo pasi studentëve do t’u duhen të gjitha mjetet mësimore gjatë konsultimeve.

Më tej përfaqësuesi i Qëndresës Qytetare thekson se problemi që i shqetëson më së shumti studentët gjatë kësaj periudhe është tarifa e shkollës. Sipas tij, duhet rivlerësohet, pasi përpos rikthimit të disa prej studentëve, vitet e para dhe të dyta nuk do të rikthehen deri në tetor.” 60% e studentëve nuk do të rikthehen në auditorë deri në muajin tetor. Kjo duhet marrë parasysh, sidomos për studentët e masterit, të cilët nuk ishin në auditorë as gjatë periudhës së tërmetit. Normalisht duhet të rivlerësohet tarifa, duhet të mblidhen senate, bordet drejtuese, Ministria e Arsimit dhe të ketë një paketë financiare për këtë çështje. Shpresoj që dhe studentët të reagojnë, pavarësisht se shumë prej tyre ndodhen në qytete të ndryshme dhe është e disfavorshme”, shprehet Rigels Xhemollari për gazetën “Fjala”.

Të fundit

Raundi i dytë i regjistrimeve në universitet, fituesit afat deri më 7 tetor

Kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e dytë dhe janë shpallur fitues duhet të kryejnë procesin...

Vjeshta rrit hemorragjitë cerebrale, mjeku: Bëni kujdes

Këtë periudhë janë rritur infarktet e zemrës por edhe goditje në tru. Gjithashtu, janë rritur edhe hemorragjitë cerebrale. Çdo ditë paraqiten 7 deri në 10...

Një Tetor i vështirë për këto shenja të zodiakut…

Demi Demi do të vihet në provë në lidhjet e dashurisë gjatë tetorit. Urani, planeti i ndryshimeve të papritura, së bashku me kundërshtimin mes Marsit...

Tërmeti i fuqishëm godet vendin shumë pranë Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitutë 4.6 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë jugore pasditen e së shtunës. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte 111...

Manchester City lëshon pikë sërish, Newcastle i bën “bllokadë” qytetarëve

Manchester City nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Newcastle në transfertë. Skuadra e Guardiolës u vendos në kërkim të golit që...

Lajme të tjera

Web TV