Futën nargjile kontrabandë duke shmangur doganën, një në pranga, një në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Nargjile”, ka vënë në pranga një person dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Nga hetimet intensive të kryera nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë u bë arrestimi i shtetasit E. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë, u shpall në kërkim shtetasi S. J. Krahas tyre u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi L. R.

Arrestimi i E. Ç., u bë pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: një sasi 21 kilogramë qese ambalazh, e dyshuar e falsifikuar, logo, markë e patentë nga subjekte të paautorizuara të paregjistruara nga markat dhe patentat, 370 kova plastike me produkte akcize nargjile, e gatshme për t’u hedhur në treg, 33 shishe me kimikate përzierësish dhe aromatizues të ndryshëm, një kovë me 15 kg produkt nargjile i papërzier, 12.000 pipza për nargjile, 64 komplete aparate për të konsumuar nargjile, aparate përzierjeje dhe përpunimi nargjile, disa dokumente dhe një automjet.

Këto produkte dyshohet se janë futur në Shqipëri nga pika të ndryshme kufitare, duke shmangur tërësisht regjimin dhe detyrimin doganor.

“Ky operator, nëpërmjet kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke iu shmangur detyrimeve doganore, ka konkurruar në mënyrë të paligjshme në tregun e brendshëm”, thotë policia.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./b.b/fjala.al

Të fundit

Ja kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku 2024

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare...

Gaz Bardhi deklaratë urgjente, paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të dalë para mediave rreth orës...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ish-ministri është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit...

“Je Papote”: Shqipëria magjeps me bregdetin dhe kulturën e pasur mesdhetare

Shqipëria është një vend i vogël, i cili ndodhet në veri të Greqisë, përballë Italisë jugore dhe në jug të Kroacisë, sipas një artikulli...

U arrestua për tjetërsim pronash, juristi tregon sa vite burg rrezikon Jorgo Goro

Juristi Redi Ramaj ka folur lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ai tha se rrezikon deri në 7 vite burg. Juristi u...

Lajme të tjera

Web TV