COVID-19/Rënia ekonomike do të jetë kalimtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë parashikon një rimëkëmbje në formë V-je të ekonomisë në të ardhmen. Interesat e ulëta, Banka e Shqipërisë: U kanë kursyer gati 15 miliardë lekë shqiptarëve për 2019-n

Për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-19 gjatë vitit 2020, aktiviteti ekonomik pritet të shënojë rënie në Shqipëri, e cila parashikohet të jetë kalimtare dhe të rikuperohet më pas në vitet në vijim, deklaroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në takimin e 43-të të Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit. Përmes një njoftimi për mediat, Banka e Shqipërisë bën të ditur se gjatë takimit Sejko theksoi rëndësinë e masave të ndërmarra nga autoritetet publike për përballimin e kësaj situate, si paketat fiskale dhe miratimi i fondeve për garancitë sovrane të ofruara nga qeveria shqiptare për të mbështetur me kredi bankare kompanitë. “Duke parë nga e ardhmja, pasiguritë rreth dëmit ekonomik të shkaktuar nga pandemia janë jashtëzakonisht të mëdha. Megjithëse çdo projeksion pikësor mbi ecurinë e ekonomisë është ende për t’u vlerësuar, skenari ynë bazë dhe njëkohësisht rasti më i mirë i ecurisë së ekonomisë në të ardhmen  parashikon një rimëkëmbje në formë V-je, duke nisur nga tremujori i tretë i vitit 2020.” – tha Sejko.

Masat

Guvernatori prezantoi masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për të minimizuar kostot e pandemisë COVID-19 në ekonominë e vendit, si ulja e normës bazë të interesit në nivelin historik prej 0,5%, furnizimi me të gjithë likuiditetin e nevojshëm të sistemit bankar në vend, duke hequr kufijtë sasiorë, eliminimi i kostove të operimit të sistemeve të pagesave elektronike, sigurimi i pandërprerë i ekonomisë me para fizike, shtyrja me dy tremujorë e pagesave të kësteve të kredisë për bizneset dhe familjet në vështirësi financiare, si dhe ndryshimet rregullative me qëllim sigurimin e zgjidhjes së kërkesave të klientëve dhe sigurimin e shëndetit të bankave dhe sistemit në tërësi. Guvernatori u shpreh se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të përdorë instrumentet që disponon, në bashkëpunim me gjithë autoritetet në vend, me qëllim kapërcimin e kësaj situate dhe krijimin e premisave për një rimëkëmbje sa më të shpejtë të ekonomisë. “Deri më sot, sistemi bankar shqiptar mbetet solid, me aftësi paguese të qëndrueshme dhe likuid. Për më shumë, tregjet tona të brendshme financiare janë të qeta dhe kushtet financiare mbeten mbështetëse ndaj rritjes së kredisë”, – tha Sejko.  Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka njoftuar planet e saj për të aktivizuar instrumente jokonvencionale të politikës monetare, në rast se kriza thellohet dhe përdorimi i tyre do të ishte i nevojshëm dhe i pashmangshëm. Implementimi i këtyre instrumenteve do të jetë gjithnjë në përputhje me kuadrin tonë ligjor, dhe në varësi të realiteteve të tregut tonë të brendshëm ekonomiko-financiar. Për më shumë, çdo stimul financiar dhe monetar i ofruar nga Banka e Shqipërisë do të ndërmerret pa dëmtuar as stabilitetin financiar dhe as shëndetin e sektorit bankar në vend. “Ne besojmë në një ndarje të drejtë të kostove ndërmjet sektorit publik, privat dhe atij financiar. Megjithatë, çdo përpjekje për të vendosur një shumë joproporcionale të kostove në bilancet e sektorit bankar do të rezultonte kundërproduktive dhe në dëm të rikuperimit të ekonomisë në një fazë të dytë.” – tha Sejko.

Lexo edhe :  Nga rritja tek shpërndarja e bonusit/ Ndryshime që do sjellë skema e re e pensioneve

Takimi

Takimi u zhvillua online. Pjesëmarrës në këtë takim qenë drejtuesit e bankave qendrore të vendeve anëtare të klubit si: Banka Qendrore e Republikës së Turqisë, Banka e Sllovenisë, Banka Kombëtare e Rumanisë, Banka Kombëtare e Bullgarisë, Banka Kombëtare e Çekisë, Banka e Greqisë, Banka Qendrore e Malit të Zi, Banka Kombëtare e Serbisë, Banka e Izraelit, Banka Kombëtare e Polonisë, Banka Qendrore e Republikës Popullore të Kinës etj. Në qendër të diskutimeve të takimit ishte trajtimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe efektet e saj në ekonomitë e vendeve anëtare dhe atë globale. Guvernatorët e bankave qendrore u shprehën se kanë marrë në analizë situatën e krijuar nga pandemia, e cila tashmë përbën një sfidë të vërtetë për politikëbërësit.

Masat e Bankës së Shqipërisë

1.Banka e Shqipërisë shtoi stimulin monetar me anë të uljes së normës bazë të interesit, në një minimum të ri historik, prej 0,5%, si dhe me anë të rritjes së injektimeve të likuiditetit në treg.

2.Për më shumë, ne udhëzuam bankat të ofrojnë lehtësi likuiditeti për biznese të ndryshme që hasin vështirësi të përkohshme, si për shtyrjen e pagesave për një periudhë afatshkurtër, ashtu edhe në formën e ristrukturimit të kredive aty ku është e nevojshme. Ne e lehtësuam këtë proces nëpërmjet ndryshimeve specifike, por të përkohshme, të kuadrit rregullator që i udhëheq këto aktivitete.

  1. Vendosëm heqjen përkohësisht të komisioneve mbi përdorimin e platformave të pagesave elektronike, si dhe nxorëm udhëzime të detajuara për bankat, me qëllim që të lehtësojmë vazhdimësinë e veprimtarisë së tyre.

Të fundit

“Kryemadhi, “viktima” e parë e SPAK”/ Çupi zbulon si do jetë e ardhmja e Metës

Analisti Frrok Çupi, duke komentuar deklaratat e fundit publike të Monika Kryemadhit, thotë se ajo e ka kuptuar se...

“Për çfarë m’i jep”/ Tentuan të korruptojnë policët, prangosen 4 shoferë në Tiranë

Shkon në 44 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Gjatë 24 orëve të fundit...

Wisner: E ardhmja e Shqipërisë nuk është te njerëzit e përfshirë në korrupsion

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner i tha Zërit të Amerikës se e ardhmja e Shqipërisë nuk qëndron...

Foto – Paradë në Parlament/ Si u veshën gratë deputete

Përtej përplasjeve politike dhe retorikave mes kolegësh, ajo që bje herë pas here në sy janë edhe veshjet që përdorin deputetet për të shkuar...

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur (Emri+Foto)

Këngëtari, kompozitori dhe kitaristi i grupit Allman Brothers, Dickey Betts, është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 80-vjeçare. Prej disa ditësh ai ndodhej...

Lajme të tjera

Web TV