COVID rrit interesat, përjashtohen nga tatimi transaksionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eurobondi, Shqipëria kërkon 650 milionë euro hua

Denaj: Emetimi i këtij instrumenti është në përputhje me objektivat e Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit Publik

Shqipëria do të dalë në tregun ndërkombëtar përmes emetimit të një eurobondi të ri brenda muajit qershor. Eurobondi është parashikuar të arrijë një vlerë prej 650 milionë eurosh me maturim 7-10 vjet, dhe do të shërbejë për të shlyer  eurobondin e marrë në vitin 2015, si dhe për të plotësuar nevojat e financimit për vitin 2020.

Komisioni

Komisioni për Ekonominë dhe Financat në mbledhjen e djeshme virtuale shqyrtoi projektligjin “Për eurobondin që do të emetohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen”.

E pranishme në komision për paraqitjen e projektligjit ishte ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, znj. Anila Denaj. Ministrja përshkroi përmbajtjen e projektligjit për komisionin. Përmes këtij projektligji marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë për emetimin e instrumentit “eurobond” në formën thelbësisht sipas teksteve që i bashkëlidhen projektligjit, lejohen ndër të tjera parashikimet për heqjen dorë nga imuniteti. Ky projektligj bën të mundur miratimin e përjashtimeve nga tatimi mbi të ardhurat, tatimi mbi vlerën e shtuar dhe çdo tatim tjetër në Republikën e Shqipërisë, për çdo transaksion dhe për të gjitha veprimtaritë që lidhen me emetimin, mbajtjen, ruajtjen dhe tregtimin e eurobondit, duke përfshirë në këtë përjashtim mbajtësit e titujve eurobond, si dhe menaxherët bashkëdrejtues. Gjithashtu, në prezantimin e bërë nga ministrja Denaj u mësua se procesi do të ndiqet deri në daljen e eurobondit në tregjet ndërkombëtare nga ministri i Financave dhe Ekonomisë dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin.

“Emetimi i këtij instrumenti është në përputhje me objektivat e Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit Publik, të hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Eurobondi do të jetë me madhësi deri në 650 milionë euro dhe me maturim 7 deri 10 vite”,- bëri me dije për komisionin ministrja Denaj, që iu përgjigj interesit të deputetëve lidhur me çështje të tjera të eurobondit.

Lexo edhe :  E vërteta e naftës së Shpiragut

Në përfundim të diskutimeve, komisioni e miratoi këtë projektligj. Mbledhja e sotme, në vijim të masave të posaçme në kuadër të pandemisë, u zhvillua online përmes platformës së komunikimit elektronik Cisco Webex.

Kërkesa

Qeveria ka depozituar për diskutim me procedurë të përshpejtuar në komisonet parlamentare një projektligj që synon  miratimin e përjashtimeve nga tatimi mbi të ardhurat, tatimi mbi vlerën e shtuar dhe çdo tatim tjetër në Republikën e Shqipërisë për çdo transaksion dhe për të gjitha veprimtaritë që lidhen me emetimin, mbajtjen, ruajtjen dhe tregtimin e eurobondit, duke përfshirë në këtë përjashtim mbajtësit e titujve eurobond, si dhe menaxherët bashkëdrejtues. Parashikohet që marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë për emetimin e instrumentit “eurobond” në formën thelbësisht sipas teksteve që i bashkëlidhen projektligjit; lejohen ndër të tjera parashikimet për heqjen dorë nga imuniteti.  Projektligji përmban gjithashtu një nen të tretë, sipas të cilit procesi do të ndiqet deri në daljen e eurobondit në tregjet ndërkombëtare nga ministri i Financave dhe Ekonomisë dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin. Qeveria synon të arrijë të marrë hua me interesa më të favorshëm se eurobondi i vitit të kaluar. Sipas relacionit, duket se tregjet financiare janë ndikuar shumë nga situata e COVID-19, gjë që vërehet dukshëm në rënien e ndjeshme të indekseve për sa u takon tregjeve të kapitalit apo në rritjen e normave të interesit për sa u takon instrumenteve të borxhit. Kjo do të thotë se normat e interesit që mund të përfitohen janë të paktën +2 % më të lartë./Fjala.al

Të fundit

Shembet çatia e ndërtesës në Maltë, vdes punëtori shqiptar, plagoset tjetri

Një punëtor i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur. Një çati u shemb në Sliema...

Hodhën molotov ndaj Bashkisë së Tiranës, e pësojnë keq Tedi Blushi dhe Klevis Balliu

Policia ka proceduar në gjendje të lirë anëtarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushin dhe ish-deputetin, Klevis Balliu, pas protestës së djeshme (19...

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher

Gjendja e ish-pilotit të Ferrarit në Formula 1 mbetet një mister për publikun pasi ai pësoi një dëmtim të rëndë në tru gjatë skijimit...

Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit

Nga Ditmir Bushati Fundjavën e kaluar Irani ndërmorri një sulm të drejtpërdrejtë kundër Izraelit, përmes ​​qindra dronëve dhe raketave nga territori i tij, duke nxjerrë...

Zbardhet pasuria e Albin Kurtit/ Sa të ardhura dhe shpenzime ka kryeministri i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe prej 67 metrash katrorë,...

Lajme të tjera

Web TV