Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

EKSKLUZIVE/ “Karantina më ndihmoi të rikuperohem” Elton Cale: Ju zbuloj sekretin e suksesit të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lojtari i brazilian i Tiranës, Elton Cale ka treguar në një intervistë për gazetën “Fjala” se karantina e ka ndihmuar që të kalonte dëmtimin që kishte marrë në qafë, megjithatë ka shtuar se pushimi mbi 2-mujor ka për të lënë shumë pasoja tek të gjithë futbollistët

Nga Katerina Tafa

Sulmuesi brazilian i skuadrës së Tiranës, Elton Pereira Gomez njohur nga të gjithë si Elton Cale ka thënë së fundmi se Kukësi pritet të kthehet shumë më i fuqishëm, por skuadra bardheblu do të jetë e gatshme ta presë.

Ndërsa ka folur për kampionatin shqiptar të futbollit, Cale ka theksuar se ka shumë gjëra për të përmirësuar në të dhe se i jep notën 7.

Në një intervistë për gazetën “Fjala”, futbollisti ka treguar si ka qenë periudha e tij në karantinë, ku ka theksuar se ky pushim bëri që të rikuperonte veten nga dëmtimi në qafë, por nuk ka harruar të thotë se periudha e gjatë e pushimit nuk është e mirë për asnjë.

Më ndikoi shumë, sidomos te pjesa e qafës që pata probleme. Megjithatë imagjino çfarë do të thotë të mos luash e bësh stërvitje normale për 2 muaj, pasojat janë të shumta.”-është shprehur ai.

Më tej ndërsa ka folur për ekipin dhe ecurinë e tyre, braziliani ka shtuar se pika më e fortë e Tiranës, ose njohur ndryshe si sekreti i suksesit, është puna në grup, ndërsa e tija është të qenurit i veçantë në lojën që bën.

“Mendoj se pika më e fortë është te puna në grup, që po jep 100% e vet dhe mendoj se po merr po atë rezultat, ndërsa pika ime më e fortë mendoj se është loja e veçantë.”-ka vijuar lojtari.

31-vjeçari ka folur edhe për jetën në Shqipëri dhe ndryshimin me Brazil, ku sipas tij qetësia këtu i pëlqen shumë.

Si është jeta e një braziliani në Shqipëri, sa e vështirë ishte të përshtateshe?

Jeta këtu është e qetë, unë jam një person që më pëlqen qetësia dhe ishte e lehtë që të përshtatesha së bashku me gruan dhe vajzën time.

Çfarë e dallon Shqipërinë nga atdheu yt, cilat janë disa problematika që ti i sheh shqetësuese dhe çfarë të pëlqen shumë këtu?

Mendoj se ndryshimi kryesor është numri i njerëzve, ne jemi më shumë se 200 milionë njerëz dhe kjo më shqetëson paksa, por këtu në Shqipëri është ok më pëlqen.

Si ka qenë periudha e pushimit në karantinë për ty?

Së pari doja që zoti të ndihmonte të gjithë ata që humbën familjarët. Jam munduar të bëjë shumë aktivitete me gruan dhe vajzën time.

Lexo edhe :  Chelsea nuk zhfrytëzon rastet, “Blutë e Londrës” ndalen në barazim ndaj Nottingham

Sa të ka ndikuar kjo situatë në formën tënde fizike?

Më ndikoi shumë, sidomos te pjesa e qafës që pata probleme. Megjithatë imagjino çfarë do të thotë të mos luash e bësh stërvitje normale për 2 muaj, pasojat janë të shumta.

Po stërvitja me skuadrën si po ecën?

Po ecim shumë mirë, jemi gati dhe në formë që të rifillojmë.

Çfarë masash janë marrë dhe si po procedohet që të mos rrezikoheni nga koronavirusi, por në të njëjtën kohë të bëni stërvitjen që iu nevojitet?

Masa që janë marrë kudo dhe gjëja kryesore që duhet të bëjë kushdo është që të shmang në maksimum kontaktet e panevojshme.

A do e marrë Tirana këtë vit titullin, si duken gjendja e skuadrës?

Shpresojmë ta fitojmë kampionatin, pasi është shumë i rëndësishëm për Tiranën dhe lojtarët. Megjithatë kemi edhe 10 ndeshje të tjera përpara kështu që një nga një.

Çfarë do cilësoje si pikën më të fortë dhe më të dobët te Tirana dhe te vetja jote?

Mendoj se pika më e fortë është te puna në grup, që po jep 100% e vet dhe mendoj se po merr po atë rezultat, ndërsa pika ime më e fortë mendoj se është loja e veçantë.

Mendon se ke dhënë maksimumin tënd tek ekipi bardheblu?

Po mendoj se po. Mendoj se kam ndihmuar brenda dhe jashtë fushe.

A mendon se Kukësi mund të rikthehet fuqishëm e t’ju rrezikojë rrugën drejt fitores?

Po ata mund të rikthehen më të fuqishëm, por ne nuk do të jemi duke fjetur, do jemi gati për t’i pritur.

Nga skuadrat shqiptare që ke luajtur deri në këto momente kë veçon si më të mirën dhe pse?

Tirana ata kanë bërë vërtetë shumë punë dhe mbështetësit janë të çmendur për këtë skuadër.

Nëse do të jepej mundësia të zgjidhje midis një skuadre në Brazil dhe një ekipi që ke luajtur në Shqipëri, a do kishe ardhur këtu dhe pse?

Do doja të kisha luajtur për Flamengon në Brazil është një skuadër që e dua.

Nga 1 te 10 sa të fortë e shikon kampionatin shqiptar dhe nëse mundesh na jep dhe arsyet pse i jep atë notë?

Mendoj 7, është një kampionat i diskutueshëm, por them se mund të bëhet edhe më mirë.

Të fundit

Barazim dhe gola në sfidën mes Italisë dhe Belgjikës, Pellegrini “kryqëzon” Azzurrit

Barazim spektakolar 2-2 mes Italisë dhe Belgjikës. Axurrët e nisën frikshëm ndeshjen duke shënuar dy herë me Cambiasso dhe...

Nga “dhimbja” në “ekstazë”, Greqia shokon Anglinë në minutën e fundit të sfidës

Nations League zbriti në fushë këtë mesjavë, teksa nuk munguan rezultatet interesante. Pak buzëqeshje për Greqinë, pas ndarjes tragjike nga jeta të lojtarit George...

Gara presidenciale në SHBA/ Republikanët dhe demokratët, masa paraprake për të shmangur…

Në ditën e zgjedhjeve të vitit 2020 në Detroit të Miçiganit, mbështetësit e republikanit Donald Trump, të nxitur nga pretendimet e tij të pabaza...

Humbi jetën në aksin Lushnjë-Berat, kush është i riu që u bllokua në autobot

I riu në foto është Petro Piti, i cili humbi jetën mbrëmjen e sotme, pas një aksidenti të rëndë në aksin Lushnjë-Berat. Autoboti i ngarkuar...

Kryeministri Rama shkon në Hungari, takim me Viktor Orban

Paraditja e së premtes do ta gjej kryeministrin Edi Rama në një vizitë zyrtare në Hungari. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV