Reforma Zgjedhore/Ngjela: Garë mes dy bandash për manipulim, SPAK do prishë lojën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka folur sot për situatën politike në vend dhe ngecjen e Reformës Zgjedhore.

I ftuar në emisionin “Top Talk”, Ngjela deklaroi se në Shqipëri nuk ka garë për vota, por garë mes bandash për manipulim.

Ndër të tjera Ngjela theksoi se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë më banda, pasi SPAK nuk do t’i lejojë më.

Pjesë nga debati në studio

Ngjela: Të kujtohen budallaqet e Enver Hoxhës? Që fliste sikur drejtonte botën? E di pse ishte?

Moderatori: Ai ishte në vegim.

Ngjela: Një minutë të lutem, ishte pa vota. Po je pa vota je si këta. Ku janë votuar këta?! Këta i gjithë votimi shqiptar, procesi i votimit është dy banda që manipulojnë zgjedhjet.

Nuk ka garë për vota, ka garë për manipulim, kush manipulon më shumë del. Rama ç’bëri në të fundit? I mori bandat Saliut, doli.

Moderatori: Po tani do kemi banda?

Ngjela: Skam më banda se bandat i kap SPAK-u, i kap reforma./l.m/Fjala.al

Të fundit

Elgit Doda lancon këngën e re por ka një paralajmërim për fansat e tij

Këngëtari i mirënjohur Elgit Doda ka lancuar projektin e tij më të ri muzikor pak momente më herët i...

Arrestohet punonjësi i Policisë në Himarë, akuzohet për katër vepra penale

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër), në bashkëpunim me DVP Vlorë kanë ndaluar punonjësin e policisë të Komisariatit Himarë F.XH., i dyshuar për kryerjen...

Miley Cyrus: Nuk shoqërohem me të famshëm

Miley Cyrus ka folur për personat në rrethin e saj, ndërsa është shprehur se nuk përfshin personazhe të tjerë të famshëm. Duke folur në “My...

Lehtësohen procedurat e lejeve për objektet bujqësore e të banimit në fshat

Janë publikuar në fletoren zyrtare ndryshimet e vendimit të Këshillit të Ministrave 283/2015, të cilat lidhen drejtpërdrejt me rregullat dhe procedurat e lejeve të...

Konkurrenca mbyll hetimin për tregun e shërbimit taksi në aeroportin e Rinasit

Autoriteti i Konkurrencës (AK) ka mbyllur procedurën e hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Tirana International Airport dhe Auto Holiday Albania në tregun e shërbimit...

Lajme të tjera

Web TV