Në Tiranë qytetarë dhe aktivistë janë duke marshuar në bulevard me pankarta kundër abuzimeve me të miturit.
Në protestë morën pjesë shumë persona publik, ku shumë prej tyre ishin të shoqëruar nga fëmijët e tyre.
Mes turmës mund të shihje me lehtësi, Aurela Gaçen, Eli Farën, Irma Libohovën, Fiodora Fjorën, Alketa Vejsiun, Olti Currin, Rozana Radin, Marina Vjollcën, Argjentina Ramosaj, Soni Malajn, Oriola Marashin e të tjerë.
Protestës iu bashkua edhe personazhet publikë burra si, Alban skënderaj, Olti Curri, Endrit Mërtiri, Niko Komani, Aleks Seitaj e shumë të tjerë.
Të gjithë këta persona i mblodhën bashkë për t’i thënë bolla abuzimeve me të miturit. /l.m.Fjala