Adem Jashari në “bronx” (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Heroi legjendar i luftës çlirimtare të Kosovës dhe komandanti i UÇK-së pritet që së shpejti të jetë i përjetësuar në një skulpturë të veçantë.

Autor i saj është skulptori i njohur Destan Gashi. Lajmin e bën të ditur Pjetër Logoreci, një studiues nga Shkodra që banon në Vjenë të Austrisë. Logoreci e e ka dhënë këtë informacion duke e shoqëruar edhe me një fotografi të skulpturës të Adem Jasharit që është duke u punuar dhe që ndodhet në studion e skulptorit Gashi.

Aty paraqitet vetëm koka e Adem Jasharit me qeleshen por me gojën hapur. Kjo vepër të jep përshtypjen se heroi lëshon një klithmë, duke kujtuar momentin e ditës së 7 marsit 1998 kur ushtria serbe rrethoi shtëpinë e tij në Prekaz të Drenicës dhe pas një beteje disa orëshe vrau vetë Adem Jasharin dhe 58 anëtarë të familjes së tij. Logoreci shkruan:

Realizimi i figurës të legjendës Adem Jashari, asht një projekt i ri i skulptorit Destan Gashi. Dje pata kënaqësinë me asistue në fillimin e punës, në atelienë e tij”.

Logoreci nuk jep të dhënë se ku do vendoset kjo vepër. Ndërkohë për heroizmin e veprës dhe patriotizmit të Adem Jashari janë frymëzuar shumë artistë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës. Një vepër e tillë ndodhet edhe në një nga rrugët kryesore të Tiranës.

 

 

 

gj.b/fjala.al

 

 

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Lajme të tjera

Web TV