Kreu i PD-së, Lulzim Basha mesditën e sotme ka qenë për një vizitë tek familja Petrela.
Kryeopozitari ka postuar një foto në rrjetin social Facebook, ku shfaqet krah ish-deputetes Grida Duma dhe anëtarëve të familjes Petrela në oborrin e shtëpisë.
Basha bën me dije se diskutoi me ta jo vetëm për hallet aktuale por edhe për planin e PD-së për ringritjen ekonomike.
“Sot, në oborrin e familjes Petrela, një nga më të vjetrat në Tiranë, duke biseduar jo vetëm për hallet e tyre sot nga ekonomia në krizë tek problemi i pronave, por edhe për planin tonë për ringritjen e ekonomisë dhe mirëqenien e gjithë shqiptarëve nesër. #ditemetemira” shkruan Basha./E.B./Fjala.al