Gazetarja Eni Vasili është shprehur kategorikisht kundër hapjes së shtëpive publike në vendin tonë.
Sipas saj, nuk mund ta shohim aspak seksin si një objekt që e blejmë në dyqan.
“Unë jam absolutisht kundër hapjes së shtëpive publike dhe nuk e shoh aspak seksin si një objekt që duhet blerë në dyqan njësoj siç luftojmë të blejmë marijuanën në Holandë.
Mendoj që edukimi seksual i të rinjve në kohën e duhur dhe krijimi i mentalitetit të emancipimit që jemi njerëz të hapur, që duam , dashurojmë dhe kemi të drejtë të zgjedhim është e vetmja mënyrë.” tha Eni Vasili në “Top Talk”./E.B./Fjala.al