Rastet e përdhunimeve/ Sevim Arbana: Media po luan rrezikshëm

113 563 lexime

77,509FansaPëlqeje

Aktivistja e shoqërisë civile dhe njëkohësisht drejtoreshë e shoqatës “Humanity and Love” ose njohur ndryshe “Në dobi të gruas shqiptare”, Sevim Arbana, ka reaguar me tone të ashpra ndaj trajtimeve që i ka bërë media rasteve të përdhunimeve.

Në një postim në “Facebook”, Sevim Arbana është shprehur se media është duke luajtur me jo profesionalizëm dhe në mënyrë  të rrezikshme.

Sipas saj nuk mundet kurrsesi që media të nxjerrë me zë dhe figurë viktimën e një përdhunimi, ndërsa shton më tej të gjitha rregullat që duhet të ndjekin gazetarët dhe mediat për ngjarje të tilla.

Postimi i Sevim Arbanës:

Media po luan jo profesionalisht dhe rrezikshēm.

Ështē fjala pēr emisonin ‘Dua të të beëj te lumtur” (Top Channel) ku mbrëmjen e shkuar, u dha rrefimi për dhunë dhe abuzim seksual , në një jetimore në Shkodër.

Vajza 27 vjeçare rrëfen kalvarin e tmerreve dhe abuzimeve në këtë qendër shtetërore.

Përse unë në këtë rast anatemoj median

  1. Së pari, në këtë emision, me zë e figurë, çfaqet një vajzë, 27 vjeçare, e rritur jetime, që do të thotë: me pak përkrahje dhe në kushte të renda socio-ekonomike.Asnjë mbrojtje për të dhënat e saj personale, duke filluar nga fytyra, identitete të tjera,që rrezikojne atë të behet pre e hakmarrjes së abuzuesve, familjarëve të tyre, ose më tej.Deri kur media do tē aplikojë këtë formë, kur tashmë dihet që çdo viktimë, sipas rregullave dhe AMA, nxirret pa fytyrë dhe i fshihen identitetet?
  2. Para rrëfimit të kēsaj historie,(dhe te tjera te nje shkalle kaq te rende) gazetari duhet të konfirmojë përmes organeve kompetente, dëshmitareve, mesuesve, komunitetit,etj,etj, nëse dëshmite janë të sakta,të vërteta apo ka ndonjë gjë tjetër në keto dëshmi .
  3. Akuza ndaj personave me emer, me familje, mesuesve te nje qendre,etj, duhet te jete e sigurte dhe me prova, para se kjo te behet publike. Ky rast dhe jo vetem, krijon precedentin e rrezikshem te akuzave pa baza, ndaj çdo njeriu , i cili per shkak te detyres, misionit, biznesit, etj, ka armiq dhe kundershtare. Dhe aq me teper, te zbulimit te se vertetes dhe fenomenit
  4. Ne dijenine time, perpara emisionit, persona deshmitare ne kete ngjarje , kane telefonuar drejtuesen e emisionit dhe kane dhene disa deshmi qe nuk vertetojne plotesisht rrefimin e viktimes.
  5. Se fundi po jo e fundit, po pas ketij emisioni, a i eshte dhene mbrojtja e duhur vajzes qe rrefen kete tmerr?Nga kush? Nga gazetarja, organet shteterore, policia, prokuroria?????k.t/Fjala.al/
Lexo edhe :  Rama ironizon Alimadhin: Qenke në formë perfekte pas infektimit, dëshmi e punës së shkëlqyer të mjekëve

Të fundit

Ja cilat “sekretet e bukurisë” për ikonën e ekraneve botërore

Një nga ikonat e bukurisë ndër vite, Audrey Hepburn kur iu kërkua të tregonte sekretin e pamjes së saj...

Aksident ajror/Përplasen dy avionë, humbin jetën 7 persona

Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Alaska pasi dy avionë janë përplasur në ajër, duke shkaktuar 7 viktima. Sipas autoriteteve, aksidenti ka ndodhur afër...

“Kërdia” në kampin veror/Mbi 200 fëmijë infektohen me Covid-19

Mbi 200 fëmijë rreth 12 vjeç janë infektuar me COVID-19  gjatë pushimeve brenda një dite, në një  kamp veror në Georgia, SHBA. Përveç fëmijëve, pozitiv...

Greqi/Shqiptari ngacmoi seksualisht avokaten, gjykata jep dënimin

Një shqiptar është dënuar me kusht nga gjykata e Selanikut me tre muaj heqje lirie pasi ky i fundit kishte ngacmuar seksualisht një grua...

Video/Perëndim spektakolar i diellit në Karaburun

Pamje mahnitëse e natyrës shqiptare. Kjo pamje vjen nga Karaburuni ku duket një natyrë e qetë dhe një kombinim fantastik ngjyrash. Shijojeni!/fjala.al/Ke.Ba https://www.youtube.com/watch?v=dfIfQljzmPE

Lajme të tjera

Web TV