Banka Botërore: Prodhimi global do të tkurret për 5.2%

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Koronavirusi do të ndikojë që prodhimi ekonomik global të tkurret për 5.2 për qind më 2020, ka thënë Banka Botërore të hënën, duke paralajmëruar se parashikimi i fundit do të shkojë edhe më poshtë, nëse pasiguria rreth pandemisë me koronavirus dhe mbyllja e bizneseve do të zgjasë për periudhë më të gjatë.

Në raportin e saj të fundit, kjo Bankë ka thënë se ekonomitë më të avancuara pritet të tkurren për 7.0 për qind më 2020, derisa ekonomitë e vendeve në zhvillim do të tkurren për 2.5 për qind.

Në baza të bruto-prodhimit të brendshëm për kokë banori, tkurrja globale do të jetë më e thella prej periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Parashikimet e përditësuara tregojnë më shumë dëme në ekonomi, sesa ishte vlerësuar në muajin prill nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ka parashikuar ulje ekonomike prej 3.0 për qind më 2020.

Kujtojmë se rastet e para me koronavirus janë raportuar në Vuhan, Kinë, në fund të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën me këtë virus janë infektuar mbi 7 milionë persona.

Prej tyre, mbi 3 milionë janë shëruar, derisa mbi 400,000 kanë vdekur.

 

 

gj.b/fjala.al


Të fundit

Me shpejtësi të lartë/ Policia pezullon 39 patenta dhe arreston 8 shoferë

Mos qarkulloni me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo...

Macron-in e mbulojnë me lule gjatë vizitës në Polinezi, videoja bëhet virale

Vizita e presidentit të Francës, Emanuel Macron në Polinezi është bërë virale në internet. Në pamje, shihet se si presidenti mbulohet nga kurorat me lule,...

Humbi nënën dhe motrën në aksidentin në Kroaci, i riu tregon se kush i shpëtoi jetën

Familja Binakaj është duke pritur trupat e pajetë të Valentina Binakaj dhe Erlinda Binakaj që vdiqën ditë më parë në aksidentin që ndodhi në...

Kalimi në kufi, Greqia lehtëson masat kufizuese për shqiptarët

Pala greke njofton se ka lehtësuar sërish masat në pikat kufitare për emigrantët shqiptarë. Sot, grekët njoftojnë se të gjithë shtetasit që duan të...

Briken Calja u rendit i katërti në Tokio, Rama: Meriton një bravo të madhe

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar Briken Caljan për rezultatin mjaftë të mirë në Lojërat Olimpike. Calja ishte...

Lajme të tjera

Web TV